Çfarë blejnë shqiptarët për Vitin e Ri

Fundi i vitit është periudha kur shqiptarët shpenzojnë shumë në krahasim me pjesën tjetër të vitit. Edhe pse shumica e shpenzimeve lidhet me ushqimin, që tryezës të mos i mungojë asgjë teksa presim vitin e ri, tashmë është bërë traditë që të bëhen dhe dhurata qoftë dhe simbolike për familjarët dhe të afërmit apo miqtë.

Çfarë dhuratash bëjnë shqiptarët?

 

Shportat me produkte festive

Është bërë zakon tashmë që dhuratat më të preferuara të jenë shportat me produkte të ndryshme festive shumica e të cilëve janë sërish ushqime si: Verë, vaj ulliri, mjaltë, panetone, çokollata dhe ëmbëlsira të tjera.  Këto shporta mund ti gjeni jo vetëm në supermarket, të cilat duke parë interesin e qytetarëve në vite, tashmë i kanë bërë gati, por mund ti gjeni dhe në dyqane të dedikuara dhuratash, si dhe në dyqanet e veçanta të verës, vajit të ullirit, ëmbëlsirave etj.

Çfarë blejnë shqiptarët për Vitin e Ri

Libra dhe Albume

Në vend të dytë janë librat dhe Albumet fotografike apo kartolinat. Edhe pse kjo nuk është periudha e artë për libra, pasi shumica kanë blerë librat e preferuar në Nëntor në panairin e Librit, sërish libraritë janë shumë të frekuentuara. Më të preferuarat janë albumet fotografike. Një prej tyre është dhe "Tirana 2018", që e gjeni jo vetëm në libraritë kryesore të Tiranës por dhe mund ta porososni online të Bukinist. Albume të tjera janë Homeland, Tirana Through Lens, Albumi i Nënë Terezës etj.

Telefona apo pajisje elektronike/elektroshtëpiake

Disa njerëz vendosin që pikërisht në fund të vitit ti bëjnë dhuratën më të shtrenjtë dhe më të kërkuar të familjarëve të tyre: një telefon cellular është gjithnjë një dhuratë e mirë. Por nuk mungojnë dhe blerjet e pajisjeve elektroshtëpiake që këtë sezon arrijnë goxha shitje të mira.

Çfarë blejnë shqiptarët për Vitin e Ri

Bizhu dhe veshje

Kryesisht ciftet e reja preferojnë  ti dhurojnë njëri tjetrit, një orë të mire, ose një varëse të bukur. Edhe pse produkte nuk kanë ulje, sërish janë të lakmuara nga ciftet e reja. Por dhe mund të mos shpenzoni shumë pasi variante të bizhueve jo të shtrenjta mund të gjeni plot. Po kështu shumë njerëz rinovojnë veshjet këtë periudhë dhe ka tashmë disa ulje në qendrat tregtare për brandet kryesore.

Por mirë është të dhuroni 

Gjithsesi festat nuk duhet të shihen si mundësi vetëm për të kënaqur veten, apo familjarët por edhe familjet që jetojnë pranë jush dhe janë të varfra. Edhe një shpenzim për ta, konsiderohet dhuratë. Veshjet që nuk I doni mund tua dhuroni dikujt në nevojë. Por dhurata më e mirë do të ishte një shpenzim ushqimesh për familje të tilla, që dhe ata të kenë një sofër të shtruar për vitin e Ri. Kjo do ishte ndoshta dhurata më e mirë që mund të bëni këtë sezon festiv.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort