Hilton Garden Inn suprizon me receta te reja Krishtlindjesh

Teksa ju jeni duke menduar për darkën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ne do t’ju sugjeronim recetat e përgatitura nga shefat e kuzhinës të Hilton Garden Inn Tirana. Hoteli prestigjioz dhe më i ri në Tiranë, Hilton Garden Inn mirëpriti disa prej gazetarëve të mediave të ndryshme në drekën e quajtur “Testime Recetash me shefat e Hilton Garden Inn Tirana.”

Hilton Garden Inn Tirana hotel Krishtlindje

Në ambientet e restorant Olive Tree të Hilton Garden Inn, dy shefat e huaj të kuzhinës përgatitën recetat e darkës së Krishtlindjeve për gazetarët e mediave më të njohura, perfshi dhe portalin e turizmit VisitTirana.   

Hilton Garden Inn Tirana hotel Krishtlindje

Shefi i mirënjohur gjerman Volker Weber – Drejtor i Food & Beverage pranë Hilton Garden Inn Tirana së bashku me kolegët e tij, shefin italian Alessandro Esposito dhe kolegët shqiptarë Ledio Prifti, Ilir Balli, Eri Rika, Bernard Moka ishin mikpritësit e gazetarëve në këtë aktivitet dhe kishin përgatitur posaçërisht për ta një menu moderne me recetat fantastike të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ku përfshiheshin specialitete kuzhine nga shtete të ndryshme, karakteristike për këtë sezon festash.

Hilton Garden Inn Tirana hotel Krishtlindje

Atmosfera ishte mjaft e këndshme teksa dy shefat prezantonin gatimet fantastike dhe disa sekrete të vogla mbi recetat e tyre.

Drejtori i Përgjithshëm i hotelit Hilton Garden Inn Tirana z. Michael Walker, falenderoi gazetarët për partneritetin e treguar gjatë muajve të parë të prezencës së markës Hilton në Shqipëri dhe informoi gazetarët mbi aktivitetet e planifikuara gjatë ditëve të fundit të vitit 2018, veçanërisht për Darkën e Bamirësisë për Krishtlindje që do të organizohet më 24 dhjetor, në vigjilje të festës së Krishtlindjeve, në bashkëpunim me fondacionin Down Syndrome Albania.

Hilton Garden Inn Tirana hotel Krishtlindje

Pjesëmarrësit në këtë darkë do të argëtohen me gatimet dhe atmosferën festive, kurse fitimet nga çdo biletë e shitur do të shkojnë në ndihmë të njerëzve me Sindromën Down.

Klikoni këtu për të parë recetat.

Hilton Garden Inn Tirana hotel Krishtlindje

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort