Njihuni me fituesit e #TiranaAutumn2018

Visit Tirana shpalli mbrëmjen e së mërkurës, në 12 Dhjetor, çmimet e konkursit #TiranaAutumn2018. Eventi i ceremonisë u organizua nga kompania DMO Albania.

Ky është konkursi i tetë që ne kemi organizuar në dy vite. Qëllimi ka qenë promovimi i kryeqytetit përmes fotografisë dhe nga ana tjetër të angazhimi i të rinjtë që kanë pasion fotografinë. VisitTirana është nominuar këtë vit, si Fushata më e Mirë e Turizmit 2018 nga Emerging Europe Awards për konkurset në mediat sociale që ne kemi organizuar.

Në një ceremoni të këndshme në hotelin elegant ‘Hotel Theranda’ në zonën e Bllokut, me të ftuar pjesëmarrësit e konkursit, dhe dashamirës të fotografisë u ndanë 11 çmime per 11 fotot me te bukura.

Konkursi #TiranaAutumn2018 u zhvillua për 3 muaj në rrjetet sociale, Instagram, Facebook dhe Twitter, por fotot më të shumta ishin nga Instagrami ku pjesëmarrësit përdorën hashtagun #TiranaAutumn2018 në postimet e tyre me foto nga Tirana në vjeshtë.

Here are the Winners of #TiranaAutumn2018

Gjatë konkursit u mblodhën 1773 foto që tregonin stinën e vjeshtës në Tiranë. Gjethet e vjeshtës nëpër parqet e Tiranës, njerëzit që shëtisnin në vjeshtë, natyra mbresëlënëse e fshtrave të Tiranës etj. Pas një selektimi të kujdesshëm, u zgjodhën 11 foto finaliste.

Me mbështetjen e sponosorave të këtij konkursi u vlerësuan 5 fituesit kryesorë si më poshtë:

Here are the Winners of #TiranaAutumn2018

Çmimi i parë: Enea Xhengo me foton e vajzës së vogël që luan me gjethet. Fituesi i çmimit të parë do të ketë mundësinë të shijojë drekë ose darkë çift në restorantin e këndshëm “Season Restaurant” që ndodhet te Pazari i Ri.

Çmimi i dytë: Dy janë fituesit e çmimit të dytë: Giti Kolasi dhe Artemon Tamo, të cilët fituan një udhëtim në Brezovicë ofruar nga “Exploring with Gysi”.

Çmimi i tretë: Dy janë fituesit e çmimit të tretë: Rozana Cenaliu dhe Ermira Kaso, të cilat fituan një trajtim fytyre me pajisjen revolucionare WishPro ofruar nga Synoia Albania.

Here are the Winners of #TiranaAutumn2018

Ndërsa autorët e 6 fotove të tjera, ndër 11 fotot më të bukura, u vlerësuan me certifikata mirënjohje. Ata janë: Dionis Ferizi, Drilon Neli, Hysni Topi, Fatjet Bajrami, Olsi Beçi and Apostjon Thimjo.

Shihni galerinë e fotove të eventit këtu.

Here are the Winners of #TiranaAutumn2018

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies