Prohibition Speakeasy-bari më i pazakontë në Tiranë

Një bar i ri, krejt i pazakontë i shtohet Tiranës tonë,  frymëzuar nga ngjarjet e viteve ‘20 në SHBA. Prohibition, quhet bari i ri në zemër të bllokut, i cili hapi dyert për gjithë publikun në një event special në fund të nëntorit.  Këtu ofrohet risia e kokteileve që nuk gjendet në asnjë vend tjetër, cilësia e parë e alkoolit, pa ndjerë presionin e të pasurit një ‘dress code’ darke, duke vlerësuar mbi të gjitha rehatinë.  Nga atmosfera që krijohet mes kllientëve, duket më shume sikur je midis miqsh dhe ke rezervuar të gjithë lokalin për vete,  edhe pse diçka të tillë mund ta bësh vërtet.

Prohibition Bar Tirana

Por cila është historia e lëvizjes Prohibition?

Prohibicioni ne SHBA ishte një ndalim me kushtetutë i prodhimit, importimit, transportimit dhe shitjes së pijeve alkolike nga viti 1920 në vitin 1933. Gjatë kësaj periudhe të gjithë jokonformistët mblidheshin në bare të caktuara dhe vazhdonin ta konsumonin ilegalisht atë. Mund të dukej sikur shërbehej çaj në tavolina kur në fakt nëpër filaxhane kishte alkool. Brenda kabareve, bareve, pubeve kishin filluar te krijoheshin ambiente të fshehura në formë dhomash të padukshme për publikun me hyrje dalje sekrete.

Prohibition Bar Tirana

Sot nuk është nevoja të bësh sakrifica të tilla për të konsumuar pijen tënde të preferuar. Kudo ke zgjedhje se çfarë dhe ku të konsumosh alkool. Aq shumë janë njerëzit të lidhur me alkoolin sa është kthyer në një embleme sociale për të treguar se çdo të thotë të kalosh bukur. Në Tiranë dalja në një bar për një gotë, është aktiviteti më popullor dhe më i preferuar. Ka aq shume variante se ku mund të shkosh, sidomos në zonën e ish bllokut, por prapë të gjithë ankohen për një fakt: kudo është njëlloj, një stil. Mundësitë për lokale alternative janë të pakta, sidomos për pjesën e loungeve dhe bareve.

Prohibition Bar Tirana

Pse  te zgjidhni “Prohibition” bar

Në “Prohibition” bar provon një eksperiencë  unike. Futesh në një ambient dy katësh, të ngrohtë, të mbledhur, pak të errët, ku mbizoteron dekor druri. Muzika e zgjedhur në sfond i përket më së shumti rrymës soul. Ulesh në tavolinë dhe gjen një menu pijesh ndryshe. Të ashtëquajtura, kokteile të “prohibicionit” - janë të frymëzuara pikërisht nga ajo periudhë dhe nga dëshira për të konsumuar dicka cilësore. Nëse zgjedhja jote nuk është kokteili, por një gote klasike vere, edhe kjo vjen ndryshe ne “Prohibition”-  verë e ngrohtë sipas traditës së vendeve skandinave, jo vetëm e vera e kuqe por edhe ajo e bardhe. Pak fantazi dhe art jo vetëm nga menuja, po edhe nga stafi që shërben me një uniformë ‘chic’, stil i viteve 20. Mendon se e ke parë të gjithë ambientin kur në një cep të lokalit të kap syri një palë shkallë, të cilat të çojnë në një kat të tretë nëntokësor, një ambient më privat, me oxhak dhe me banakun e vetë përkatës. Në njërën anë të dhomës ndodhet një kënd i madh, një vend ideal për tu mbledhur mes miqsh për një event, duke pasur gjithë ambientin në dispozicion, pa u shkëputur nga muzika e katit më sipër që dëgjohet në sfond.   

Prohibition Bar Tirana

Në “Prohibition” mund të kalosh dhe në pushimin e drekës apo pas përfundimit të orarit të punës, për t’u shkëputur pak nga zhurma e njerëzve që gumëzhijnë nëpër bllok apo nga trafiku, ndërkohë duke shijuar pijen tënde të preferuar, tashmë jo të ndaluar, por të servirur në stilin më unik. Nëse jeni në Tiranë mos e humbisni një eksperiencë të tillë.

Për përditësime kontrolloni faqen e tyre në Facebook, këtu.

Prohibition Bar Tirana

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort