Dita e Vullnetarizmit- Tirana dhuron

5 dhjetori është dita Botërore e Vullnetarizmit. Kjo është një ditë për të ndarë dhe ndihmuar njeri tjetrin, vecanërisht njerëzit në nevojë., Është një ditë për ti dhënë mundësi vullnetarëve apo organizatave që merren me këto aktivitete që të festojnë përpjekjet e tyre dhe të promovojnë punën e tyre në komunitete, për të kontribuar për paqen dhe reduktimin e varfërisë.

Dita e Vullnetarizmit- Tirana dhuron

Në këtë ditë, kryebashkiaku i Tiranës hapi muajin e Solidaritetit, që  ishte një muaj jo vetëm për të festuar sezonin festive por gjithashtu për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Një baner që lexonte Tirana Dhuron ishte vendosur pranë sheshit Skenderbej dhe pranë tij disa kosha për të vendosur gjërat që njerëzit do dhurojnë. Z Veliaj tha se ka disa iniciativa këtë muaj për të ndihmuar njerëzit, Në këto iniciativa janë angazhuar dhe mësues, punonjës sociale për ti mësuar të dhurojnë dhe të ndihmojnë të tjerët. “Kolegët kanë vendosur kosha në të gjithë Tiranën, që familjet që kanë lodra të cilat nuk i përdorin më, mund t’i riciklojmë. Kush ka 5, mund të japë 2, qofshin lodra ose rroba, t’i hedhin në këto kabinat e verdha të vendosura nga bashkia, të cilat i pastrojmë, i riparojmë dhe pastaj mund t’i ripërdori një familje në nevojë në zonat rurale të Tiranës, në institucionet tona sociale, në shtëpi fëmije, qendrat tona të emergjencës, banesat sociale në Shkozë. Duam që të paktën fëmijët në këtë dhjetor, mos të ndiejnë që ka pabarazi”, tha Veliaj.

Dita e Vullnetarizmit- Tirana dhuron

Një tjetër event do zhvillohet më 6 dhjetor, në Parkun Europa, pranë sheshit Skenderbej ku njerëzit janë të ftuar të dhurojnë xhupa për njerëzit në nevojë. Xhupat do vendosin nëpër pemë ne gjithë qytetin dhe mund ti marrin ata që kanë nevoje kryesisht të pastrehët. Kjo iniciativë ka patur sukses në shumë vende të botës.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort