Çfarë të bëni në dhjetor në Tiranë

Të gjithë njerëzit mezi i presin festat e fundvitit. Për këtë arsye thuajse i gjithë muaji Dhjetor konsiderohet festiv dhe mjaft pozitiv. Në Tiranë atmosfera e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri kanë nisur më herët se zakonisht. Bashkia vendosi të ndezi dritat dhe pemën e Krishtlindjeve që në 20 Nëntor. Kjo sigurisht është pritur me shumë kënaqësi nga të vegjël e të rritur. Tashmë dihet që atmosfera e festave i bën njerëzit më të gëzueshëm dhe e shijojnë muajin Dhjetor. Qendra e festimeve është sheshi “Skënderbej” me fshatin e festave dhe Pazari i Ri. Sheshi “Skënderbej” edhe këtë vit është transformuar në fshatin e festave, me shtëpizat e vogla prej druri të cilat janë dyqane artizanale, bare dhe restorantet të improvizura. Familjet mund të argëtohen në lojërat e vendosura përreth.

What to do in December in Tirana

Nëse gjendeni në Tiranë në Dhjetor ne ju rekomandojmë të bëni këto gjëra:

Admironi dritat e krishtlindjeve nëpër rrugët e Tiranës

Moti nuk është dhe aq i ftohtë në Tiranë, kështu ju mund të shëtisni qetësisht nëpër qytet dhe të shijoni dritat. Rrugët më të bukura për t’u parë janë: bulevardi  “Dëshmorët e Kombit”, Pazari i Ri, Pedonalja “Murat Toptani”, Rr. Myslym Shyri, zona e ish-bllokut etj.

Një mundësi e mirë janë edhe qendrat tregtare për të kaluar kohë më familjen, por edhe të bëni pazare dhe të blini dhurata për familjen dhe miqtë tuaj.

 

Dekoroni shtëpinë tuaj

Për shumë njerëz dekorimi i shtëpisë është një kënaqësi me vete. Pema e krishtlindjeve është më e rëndësisshmja, ku sigurisht në varësi të buxhetit tuaj mund të merrni të madhe ose të vogël. Pemët e krishtlindjeve i gjeni pafund nëpër tregjet e Tiranës, në tregun “Çam”, në qendrat tregtare ose mund t’i blini nga interneti. Për familjet që e përballojnë në Tiranë, ka agjenci që ofrojnë dekorimin e shtëpisë. Dekori i qytetit nuk e zëvendëson dekorimin dhe ngrohtësine e shtëpisë, ndaj është mirë që t’i kushtoni rëndësi. 

Bëj pazare 

Suvenire, dhurata, ushqime, gjithçka që doni për familjen dhe miqtë tuaj ju mund t’i blini në një vend të vetëm siç janë “tregu i Krishtlindjeve” si dhe në qendrat tregtare dhe dyqane të ndryshme në Tiranë. Ushqime mund t’i blini në marketet e lagjes, ndërsa dhuratat në dyqanet e suvenireve. Librat dhe kartolinat nuk dalin nga moda si dhurata, ne ju sugjerojmë të shkoni te Librari “Albania” në bllok dhe te blini albumin Tirana 2018 me fotot me te bukura te Tiranes. Ose mund ta porosisni direkt te zyrat e Visit Tirana.  

Mos humbni eventet e publikuara nga ne

Njerëzit kanë shumë ditë pushimi. Ndaj mund ti kaloni duke parë filma në kinema, shfaqje në teatro, ndiqni koncerte gjatë festave të fundvitit. Por mos harroni të shihni cdo ditë eventet e publikuara në faqen tonë të internetit, te rubrika evente në Tiranë. 

 

Gatuani në shtëpi, por edhe shijoni në restorante

Të gatuash në shtëpi është një ndër gjërat e këndshme për të kaluar kohën në ditët e ftohta gjatë festave. Amvisat shqiptare përgatisin ëmbëlsirën e famshme, bakllavane, ditë përpara natës së ndërrimit të viteve. Një ndër gjërat që vlen të përmendet është së gjatë muajit Dhjetor, amvisat pastrojnë shtëpinë me detaje. Aroma e gatimeve është ndjesia e ngrohtë e shtëpisë dhe nuk të bëhet të dalësh jashtë në ditët e ftohta. Dhjetori është muaji kur takohesh me familjarët dhe miqtë e larguar. Por për ata që nuk duan të mbyllen në shtëpi dhe u pëlqen që të tjerët të gatuajnë për ta mund të darkojnë në restorantet e shumta që gjenden në Tiranë.

Luftoni të ftohtin me pije të ngrohta

Kafe, kakao, çokollatë e nxehtë janë pijet e preferuara të shqiptarëve që mbahen ‘adhurues të kafesë’. Në çdo cep të Tiranës do të gjeni bare të ngrohta, por edhe ju që jeni adhurues të birrës do të gjeni mjaft bare të hapura deri në orët e vona të natës ku mund të kaloni mbrëmjen me miqtë. Në ditët e festave duhet të kini parasysh se duhet të bëni rezervime shumë ditë para, për të patur një vend të sigurt. Shihni baret në Tiranë.

Shijoni dëborën

Tirana është me fat që ka afër Malin e Dajtit, i cili gjatë dimrit mbushet me dëborë. Udhëtimi me teleferik është një ndër gjërat që duhet të përjetoni. Udhëtimi zgjatë rreth 15 minuta, ku do të keni mundësi shijoni panoramën e mahnitshme veçanërisht kur është e mbuluar me dëborë. Edhe pse nuk ka qendra skish, you mund të argëtoheni duke luajtur në dëborë.

 

Dhuroni diçka, ose bëni punë vullnetare

Festat janë koha më e mirë për të kujtuar dhe njerëzit që kanë nevojë për ndihmë. Nëse shihni një të pastrehë në rrugë, dhuroni batanije ose një supë të ngrohtë. Gjithashtu mund të bëni dhurata shtëpisë së fëmijës në kryeqytet, qoftë dhe të shkoni një ditë për t’i dhuruar shoqërinë tuaj. Ka disa iniciativa që organizohen nga bashkia dhe organizata jofitimprurëse, të cilat angazhojmë komunitetin për të marrë pjesë në këto punët vullnetare.

Kaloni kohë me njerëzit që doni

Një ndër gjërat që na pëlqen më shumë gjatë festave është që kalojmë më shumë kohë me familjen dhe të afërmit tanë. Familja mblidhet gjatë festave dhe ku ka më bukur se kaq. Në natën e ndërrimit të viteve shkoni të shihni spektaklin e fishekzjarreve dhe më pas ndiqni koncertin e organizuar nga bashkia. Ne ju urojmë festa të gëzuara!

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort