Festa e Pavarësisë- Një shtëpi, një flamur në ballkon

Shqipëria feston këtë vit 106 vjetorin e Pavarësisë. Tani është kthyer në traditë për shqiptarët që të vendosin flamurin kombëtar në dritaret ose ballkonet e tyre. Por këtë vit inkurajimi vjen nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Veliaj, i cili u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që ta varnin flamurin në çdo shtëpi, për t'i treguar botës se e duam vendin tonë dhe ne jemi krenarë për këtë.

Festa e Pavarësisë: Një shtëpi, një flamur në ballkon

Historia

Dita e pavarësisë festohet më 28 nëntor. Kjo ditë është shumë e rëndësishme për kombin shqiptar. Më 28 nëntor 1445, ishte dita kur Skënderbeu ngriti flamurin e kuq e zi me shqiponjën dykrenare dhe u zgjodh kreu i principatës së pavarur të Kastriotëve. Atë ditë, Skënderbeu mbajti fjalimin e famshëm për njerëzit e mbledhur në kështjellën legjendare të Krujës duke thëne: " Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu në mesin tuaj, armët nuk ua ngjesha unë, por ju gjeta të armatosur, lirinë e kishit kudo, në krahëror, në ballë, në shpatë, dhe në ushtat tuaja!”

467 vjet më vonë, në të njëjtën datë 28 nëntor 1912, politikani dhe patrioti shqiptar, Ismail Qemali, ngriti të njëjtin flamur shqiptar në Vlorë për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ishte dita që i dha fund pushtimit 500 vjeçar të perandorisë osmane në Shqipëri. Ismaili Qemali konsiderohet babai i Shqipërisë Moderne dhe autori i Deklaratës së Pavarësisë.

Kjo është arsyeja pse 28 Nëntori konsiderohet dita më e rëndësishme festive për të gjithë shqiptarët dhe festohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe në të gjithë botën ku jetojnë shqiptarët. Flamuri vazhdon të valvitet cdo vit në dritaret e shtëpive të shqiptarëve të diasporës. Ndërsa në Shqipëri dita kur cdo dritare u vesh me flamur i përket 100 vjetorit të pavarësisë, më 28 Nëntor 2012. Tashmë thirrja është që të përcillet i njëjti emocion dhe e njëjta traditë për të treguar krenarinë tonë për flamurin tonë kombëtar me shqiponjën dy krerëshe dhe për sakrificat e të parëve që vunë themelet e këtij shteti.  

Festa e Pavarësisë: Një shtëpi, një flamur në ballkon

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort