Tirana Photo Festival, promovimi i Tiranës përmes fotografisë

Tirana Photo Festival është një event që u zhvillua në Tiranë për herë të parë. Festivali u mbajt nga 1-9 nëntori në Muzeun Historik Kombëtar. Qëllimi i këtij festivali është promovimi i qytetit përmes artit të fotografisë dhe edukimi i të rinjve me pasionin për fotografinë. Festivali u organizua nga DMO Albania (Shoqata e Menaxhimit të Destinacioneve në Shqipëri) me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe sponsorëve tanë: Muzeu Historik Kombëtar, Phoenix Albania, Era Catering, Albania Holidays, Hotel Theranda, Manderina Promotions.

Tirana Photo Festival 2018 winners

Kryetari i Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj vizitoi ekspozitën dhe përgëzoi punën e stafit të Visit Tirana që promovon Tiranën, me një postim në Twitter: “Thjesht e dua skuadrën e VisitTirana-ata janë një grup i pavarur që shpesh promovojnë qytetin tonë më mirë se ne të bashkisë që e kemi për detyrë! Faleminderit për këtë ekspozitë fantastike. Jam i lumtur që shoh kaq shumë dashuri për Tiranën nëpërmjet mijëra fotove.

Festivali përfshin gjithë moshat që nga adoleshëntët që kanë nisur të përdorin telefonat celular për ti orientuar ata drejt fotografisë, por edhe gjithë pasionantët e fotografisë, të rinj e të moshuar, turistë por dhe të huaj që jetojnë në Shqipëri.

Tirana Photo Festival 2018 winners

Eventi i hapjes së festivalit ishte me 1 nëntor në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, ku disa qindra te ftuar, miq e dashamirës të fotografisë morën pjesë. Eventin e përshëndeti nënkryetari i bashkisë z. Andi Seferi, i cili përgëzoi këtë iniciativë kaq të bukur për qytetin që angazhon mbi të gjitha të rinjtë. Një fjalë përshëndetëse mbajti drejtori i Muzeut, z. Dorian Koci, i cili shprehu përkushtimin e institicionit për të mbështetur projekte të tilla që janë në shërbim të promovimit të Tiranës, dhe në të mirë të qytetit.

Tirana Photo Festival 2018 winners

Mes 7000 fotove të postuara në mediat sociale të portalit Visit Tirana, natën e 1 nëntorit u shpallën 3 fitues.

Fituesi i vendit të parë për kategorinë qyteti u shpall Ergys Baki; Fitues i vendit të dytë për kategorinë Natyre u shpall Endi Bulku dhe fitues i vendit të tretë për kategorinë njerëz u shpall Eva Shyti.

Tirana Photo Festival 2018 winners

Festivali përfshin një ekspozitë fotografike me 100 fotot më të bukura të Tiranës, të zgjedhur përmes konkurseve fotografik në mediat sociale. Një juri profesioniste me fotografë të njohur ka arritur të zgjedhë 100 foto që do ekspozohen të ndarë në tre kategori: qyteti, njerëzit dhe natyra.

Fotografët janë profesionistë dhe amatorë, ndërsa fotot janë bërë si me aparate celulare, me kamera apo me dron. Kjo për tu dhënë mundësi të gjithëve të bëhen pjesë e këtij festivali me qëllim promovimin e Tiranës.

Tirana Photo Festival 2018 winners

Ky projekt është ideuar nga DMO Albania (Destination Management Organisation), një organizate jo fitimprurese qe ka si synim promovimin e destinacioneve te Shqiperise. Një nga produktet e DMO Albania është Visit Tirana, portali me i plote informativ turistik dhe mediat sociale ku jane zhvilluar 7 konkurse fotografie dhe janë pjesë e festivalit.

Tirana Photo Festival 2018 winners

Në kuadër të festivalit po zhvillohet një workshop 3 ditor me një fotografe të njohur ruse. Të rinjtë kanë qenë shumë te entuziazmuar për të mësuar lidhur me bazat e fotografisë. Nje vend i vecantë i është kushtuar nxënësve të shkollave 9 vjecare që do vizitojnë ekspozitën dhe do zhvillohet një forum me ta për të diskutuar mbi artin e fotografisë.

Një album me 100 fotot e festivalit u promovua ditën e hapjes. Albumi titullohet Tirana 2018. 

Tirana Photo Festival 2018 winners

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort