Festohet në Tiranë Dita Kombëtare e Austrisë

Dita Kombëtare e Austrisë u festua në Tiranë në një atmosferë shumë miqësore. Njerëz nga politika, ambasada dhe biznesmen ishin pjesëmarrës në këtë event të organizuar nga Ambasada Austriake. Ky eveniment i madh ishte në kuadër të Vitit Kulturor Austri-Shqipëri 2018, ku përgjatë këtij viti mbi 70 aktivitete janë organizuar si: koncerte, shfaqje teatrale, filma, ekspozita, projekte gazetareske etj. Të gjitha aktivitete kanë qenë me tematikë të lidhjes historike midis Austrisë dhe Shqipërisë dhe miqësisë aktuale e dy vendeve.

Festohet në Tiranë Dita Kombëtare e Austrisë

Ambasadori i Austrisë në Tiranë z. Johann Sattler përshëndeti të ftuarit në fjalimin e tij në gjuhën shqipe. Ai tha se Ambasada Austriake ka qenë shumë aktive në Shqipëri, veçanërisht që nga 1 korriku kur Austria mori presidencën e Bashkimit Evropian dhe janë mbajtur shumë takime me fokus zgjerimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Një nga investitorët më të rëndësishëm austriak në Shqipëri është Z. Rogner i cili ishte i pranishëm në këtë aktivitet. Ambasadori falënderoi z. Rogner si një nga austriakët e parë të që ka investuar në Shqipëri 30 vjet më parë dhe vazhdon të qëndrojë e të punojë në këtë vend.

Festohet në Tiranë Dita Kombëtare e Austrisë

Një ndër detajet e veçanta të këtij eventi ishte kodi i veshjes: të ftuarit duhet të visheshin me costume tradicionale nga Shqipëria, Austria dhe vendet e Bashkimit Europian. Të gjitha veshjet e bënin më të bukur atmosferën në ambientet e Hotel Rogner. Himni i Shqipërisë, i Austrisë dhe i Bashkimit Europian hapën evenimentin, më pas vazhdoi me këngët polifonike austriake të performuara nga dy artiste.

Mbrëmja vazhdoi me degustimin e gatimeve tradicionale të austrisë nën tingujt e muzikës dhe bisedave me të ftuarit.

Viti Kulturor Austri-Shqipëri 2018 do të vazhdojë me aktivitete të tjera, të cilat do të përfundojnë me një ngjarje festive të madhe më 28 dhjetor.

Festohet në Tiranë Dita Kombëtare e Austrisë

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort