Shqipëria, 60 vjet në UNESCO

Shqipëria feston 60 vjet në UNESCO në vitin 1958 u regjistrua si pjesë e kësaj organizate.

Shqipëria është prej vitesh në hartën botërore për trashëgiminë e saj kulturore. Ne ndihemi krenarë pasi kemi të listuar tre qytete/sajte në UNESCO: Butrinti, Gjirokastra dhe Berat. Edhe pse Berati dhe Gjirokastra konsiderohen si një pasuri e vetme, ato janë dy qytete të veçanta për nga bukuria dhe historia e tyre, dhe janë destinacionet më të vizituara në vend. Shumë vende të tjera të vogla si Shqipëria mund të kenë një kështjellë, ose një vend, por jo tri qytete, gjë që konsiderohet një potencial i madh për turizmin tonë kulturor. Një pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s është gjithashtu isopolifonia, si një trashëgimi jo materiale, një kryevepër e muzikës tonë popullore, të cilën ne ende ruajmë dhe ua kalojmë brezave të rinj, edhe pse nuk ka shkollë të posacme per ruajtjen e kësaj muzike. 

Shqipëria, 60 vjet në UNESCO

Ky vit është gjithashtu 60-vjetori i Festivalit Folklorik të Gjirokastrës, i cili është një nga ngjarjet më të rëndësishme për të treguar këtë lloj muzike unike për gjeneratat e reja. Ndërsa që nga viti i kaluar, Lumi Gashi dhe Rrajca janë në listën e UNESCO si pjesë e “Pyjeve të Karpateve dhe pyjeve të ahut të Gjermanisë”.

Vitin tjetër, Komiteti i Trashëgimisë i UNESCO-s pritet të votojë për të shtuar në listen e mbrojtjes pjesën shqiptare të Liqenin e Ohrit , pasi pjesa maqedonase e liqenit të Ohrit është e  regjistruar në listën e trashëgimisë botërore që nga viti 1979.

Shqipëria, 60 vjet në UNESCO

Ka vende të tjera, trashëgimi të prekshme dhe të paprekshme, të cilat janë propozuar të jenë pjesë e UNESCO-s. Dy kodikët shumë të vjetër të Beratit: "Beratinus 1", që daton nga shekulli i gjashtë dhe "Beratinus-2" nga shekulli i nëntë, pritet të përfshihen në Librin e Kujtesës së Regjistrimit Botëror. Të dyja formojnë një pjesë të shtatë "kodikëve të purpurta" që ekzistojnë sot. Dy nga kodet purpurta janë ruajtur në Shqipëri, dy në Itali dhe një në Francë, Angli dhe Greqi. 

Varret e Selcës, qyteti antik i Apollonisë dhe Kështjella e Bashtovës janë gjithashtu të nominuar dhe duke pritur dritën e gjelbër që të jenë pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore. Po kështu dosja e Eposit të Kreshnikëve dhe Vallja e Tropojës është duke u përgatitur për t'u listuar në Unesco. Pasuritë shqiptare janë ende të pa eksploruara, të mendosh që vetëm gjatë punimeve të projektit TAP janë zbuluar 30 vendbanime të hershme. 

Shqipëria është një nga vendbanimet më të vjetra në Europë dhe shumë zbulime tregojnë se ky vend ka qenë pjesë e fillimeve të civilizimit të vjetër në kontinentin europian.

Shih videon prezantuese të Shqipërisë në UNESCO!

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort