Hapet panairi “Shqipëria punon tokën”

Panairi “Shqipëria punon tokën” ju pret në sheshin “Nënë Tereza” Tiranë, për t’u njohur me produktet e fermerëve nga e gjithë Shqipëria.

Panairi u hap sot më 12 Tetor e do të vazhdoj deri në 13 Tetor gjatë gjithë ditës. Sot dhe nesër është momenti për t’u njohur me prodhimet shqiptare, një larmishmëri ngjyrash dhe shijesh.

Visit Tirana ishte në hapjen e panairit për të parë nga afër reagimet e vizitorëve por edhe të vetë fermerëve, të cilit kishin ardhur nga vende të ndryshme posaçërisht për këtë event.

I gjithë sheshi “Nënë Tereza” ishte kthyer në një fshat të vogël me prodhimet bujqësore, artizanale si dhe ishin krijuar “ferma të vogla” me kafshë dhe shpendë.

Shumë prej turistëve shihnin dhe provonin me kuriozitet rakinë shqiptare si dhe verën. Një çift anglez u shpreh: “ Jemi me fat që pamë sot këtë panair sepse u njohëm më shumë me Shqipërinë dhe njerëzit e saj punëtor. Provuam rakinë, djathëra dhe ullinj dhe ishin fantastike”.

Ky është viti i dytë që organizohet “panairi i fshatit” nga Ministria e Bujqësisë dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Farmers fair at Mother Teresa Square in Tirana

Farmers fair at Mother Teresa Square in Tirana

Farmers fair at Mother Teresa Square in Tirana

Farmers fair at Mother Teresa Square in Tirana

Farmers fair at Mother Teresa Square in Tirana

Farmers fair at Mother Teresa Square in Tirana

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort