Çfarë të bësh në Tetor në Tiranë-rekomandime nga Visit Tirana

Tetori konsiderohet si pranvera e vonuar. Moti është perfekt në Tiranë, ditët me diell do të jenë ato që do të mbizotërojnë gjatë këtij muaji. Sigurisht që freskohet koha, por kjo është ideale për aktivitetet në natyrë, si edhe koncerte në zona të hapura. Ky është muaji më i bukur i vjeshtës, ku mund të admironi ngjyrat e vërteta të saj. Parqet e qytetit fillojnë të ndryshojnë ngjyrat e gjelbëra në ngjyra të arta, të kuqe dhe të verdhë. Për të fotografuar të gjitha pamjet e vjeshtës në Tiranë, mos harroni të merrni pjesë në #TiranaAutumn2018 konkursi ynë i fotografisë në mediat sociale, i cili mbyllet në 30 Nëntor.  Mos harroni dhe eventin më të madh të fotografisë që zhvillohet në 1-7 Nëntor 2018, TiranaPhotoFestival2018, ku gjithashtu mund të bëheni pjesë. 

What to do in October in Tirana

Gjërat më të këndshme për t’u bërë në Tetor janë shumë, si ecje në natyrë mes gjetheve të rëna, ndërkohë gjatë fundjavave mund të shkoni për piknik ose të viztoni fshtarat me atraksione turistike si Pëllumbas, Farkë, etj. Maratona e Tiranës e Tiranës është eventi më i madh sportive që zhvillohet në Tetor për herë të dytë, ku shumë të rinj dhe jo vetëm janë regjistruar për të marrë pjesë.

What to do in October in Tirana

Çdo ditë dhe çdo fundjavë mund të bëheni pjesë e aktiviteteve kulturore dhe natyrore që organizohen nga Bashkia e Tiranës ose nga organizata të tjera. Eventi më i madh dhe që pritet me shumë gëzim nga fëmijët dhe të rinjtë, por edhe bizneset është Halloween, në ditën e fundit të tetorit. Atmosfera e Halloween-it ndihet në të gjitha rrugët e Tiranës, ku tregtarët shesin kunguj të dekoruar për festën. Festa e Halloween-it festohet pothuajse masivisht në Tiranë, nëpër qendra tregtare, bare dhe restorante ku njerëzit veshin kostumet tipike të kësaj feste tashmë të njohur në botë.

What to do in October in Tirana

Jeta kulturore është e mbushur edhe në Tetor. Teatrot, kinemat, operat janë një mundësi e mirë për të kaluar këndshëm mbrëmjet e Tetorit. Për të qenë të përditësuar me aktivitetet në Tiranë informohuni këtu.

Vizita në atraksionet e kryeqytetit janë gjithmonë të rekomanduara nga Visit Tirana si “must”, pra që nuk duhet t’i lini pa i vizituar. Shijojeni vjeshtën në Tiranë.

What to do in October in Tirana

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort