Hapet dyert Hotel Hilton Graden Inn në Tiranë

 Rrjeti gjigand i Hotel Hilton Garden Inn u përurua mbrëmjen e 26 Gushtit në një atmosferë të këndshme. Hilton Garden Inn është hoteli më i ri dhe luksoz i hapur në Tiranë në një moment të favorshëm për të gjitha bizneset në industrinë e turizmit. Hilton Garden Inn ka më shumë se 62 hotele në Europë. Emri i madh i brandit të hoteleve do ta ndihmojë Tiranën ta ngrejë industrinë e hotelerisë në një nivel më të lartë. Më shumë se 143 dhoma akomodimi, salla të mëdha konferencash, ambiente për evente dhe shumë të tjera. Pa përmendur kuzhinën që është një plus i madh me stafin profesional që ka. Të gjitha këto e bejnë këtë hotel si vendin e duhur për turistët që duan të shijojnë një qëndrim sa më të bukur në Tiranë, por një vend i shkëlqyer edhe për udhëtimet dhe takimet e biznesit.

Tirana mund të jetë një nga vendet më të mira për takime biznesi, konferenca, evente në Ballkan, sepse ka një pozicion gjeografik të përshtatshëm dhe ofron shumë vende për t’u vizituar.

Ceremonia e inagurimit u mbajt një ditë para Ditës Botërore të Turizmit. Në këtë ceremoni merrni pjesë figura të larta në Shqiperi. Kryeministri Edi Rama, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi si dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj mbajtën fjalimet e tyre dhe përgëzuan investitorin Ali Selmani për këtë nismë dhe dëshirë për të sjellë një nga brandet më të mëdha në industrinë  e turizmit në botë.

Pas ceremonisë, të ftuarve iu ofrua një tur në mjediset kryesore të hotelit. Të ftuarit u mirëpritën me një bufe te kuruar deri në detaje. Në ditët në vijim ju mund të shkoni të provoni kuzhinën e tyre në restorantin që do të jetë 24 orë i hapur jo vetëm për mysafirët e hotelit. Hoteli ndodhet në një pozicion të mirë, jo shumë larg qendrës së qytetit në bulevardin Gjergj Fishta.

Ne urojmë të kemi sa më shumë investime të tilla në qytetin tonë të dashur.

Hapet dyert Hotel Hilton Graden Inn në Tiranë

Hapet dyert Hotel Hilton Graden Inn në Tiranë

Hapet dyert Hotel Hilton Graden Inn në Tiranë

Hapet dyert Hotel Hilton Graden Inn në Tiranë

Hapet dyert Hotel Hilton Graden Inn në Tiranë

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort