Intervistë me diktatorin ‘Enver Hoxha’

Rreth 42% e personave të pyetur në një sondazh kryer së fundmi në Shqipërim janë përgjigjur se regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, ishte i mirë ose jo dhe aq i keq, pra që ka patur një impact pozitiv në historinë e kombit tonë. Nëse shqiptarët do ta mbanin mend periudhën e hidhur, më të keqen e historisë sonë, nuk do lexonin këto shifra të frikshme. Një intervistë me diktatorin ishte tematika e një dokumentari të shfaqur në kinema “Millennium”, në 19 Shtator. Dokumentari ishte prodhuar nga një organizatë të rinjsh të quajtur “Rezistenca Qytetare”, me mbështetje finaciare nga Fondacioni Gjerman “Friedrich Ebert” në Tiranë. Qëllimi i këtij dokumentari është të rris ndërgjegjësimin tek brezat e rinj për regjimin famkeq të Enver Hoxhës, duke i ftuar të rinjtë të reflektojnë mbi historinë në mënyrë që të mos përsëritet më kurrë.

Intervistë me diktatorin ‘Enver Hoxha’;

Dokumentari është i paraqitur në formën e një interviste, ku diktatori Hoxha përgjigjet pyetjeve të drejtëpërdrejta të autorit.

Një nga pyetjet ishte:

Kë urreni më shumë?

-Zotin. –përgjigjet diktatori. (Për këtë arsye ai vrau shumicën e personaliteteve të larta fetare në Shqipëri).

Autori i dokumentarit është Migen Qiraxhi, një arkitekt që dashuron historinë. Është interesante të shohësh një djalë të ri teksa flet me kaq pasion për historinë tonë, duke thënë se Shqiptarët duhet të lexojnë disa nga historitë e viktimave të regjimit, të cilët ishin inxhinierë, avokatë-pra njerëzit intelektual dhe profesional, të cilët Hoxha i vrau.

Historitë e tyre na frymëzojnë të bëjmë gjëra të mëdha për vendin tonë. “Vendi ynë është në situatë emergjente kombëtare; sa i përketë historisë, si shteti dhe aktorët civil kanë dështuar në misionin e tyre në informimin e  brezave të rinj. Ne jemi një vend ku të rinjtë historian dhe arkeologët mungojnë, ku gjurmët Iliriane janë zbuluar nga kompanitë e ndërtimit dhe nga ana tjetër njerëzit nostalgjik e rikujtojnë Enver Hoxhën dy herë në vit me banera”- shprehet Migen Qiraxhi

Intervistë me diktatorin ‘Enver Hoxha’;

Znj. Nevila Nika, eksperte në arkivat rrëfeu për audiencën se: Shqipëria, fatkeqësisht ka shumë pak imazhe, foto dhe video në arkivat shtetërore, mbase më pak se në vendet e Afrikës.  Kjo është e hidhur për memorien e një vendi. Kur nuk të dhëna të tilla të dokumentuara , vështirë të mbash mend. Ka shumë aktivitete dhe nisma që janë bërë së fundmi në Shqipëri në lidhje me ndërgjegjësimin për gjërat e tmerrshme që kanë ndodhur nga regjimi komunist. Ne nuk mund të ndërtojmë një të ardhme, nëse nuk dimë të shkuarën tonë.

Intervistë me diktatorin ‘Enver Hoxha’;

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort