Balkanika Folk Festival 2018 për herë të parë në Shqipëri

Për herë të parë një festival ballkanik folklorik organizohet në Tiranë. Pjesëmarrës janë 12 shtete ballkanike dhe rreth 300 artistë. Ishte fantastike të shihje dje atmosferën e krijuar në pedonalen Toptani, veçanërisht përballë Teatrit Kombëtar.

Balkanika Folk Festival 2018 në Tirane Shqipëri

Delegacionet e grupeve folklorike të 12 shteteve, të kryesuara nga Shqipëria dhe flamuri shqiptar, parakalonin në kolonë me kostumet e tyre tradicionale dhe shumëngjyrëshe. Çdo delegacion kishte flamurin dhe një tabele me emrin e shtetit. Sa bukur të shihje kaq shumë flamuj, kaq shumë fytyra të bukura perëndimore, të veshur me ngjyra, ne zemër të Tiranës. Daullja nuk pushonte dhe një valle me motive shqiptare rrëmbeu gjithë delegacionet, duke krijuar një rreth gjigand në sheshin para Teatrit Kombëtar. Të huajt e gjendur aty u mrekulluan. Filmonin e fotografonin dhe dukeshin të magjepsur nga kjo rastësi gjatë udhëtimit të tyre në Tiranë.

Balkanika Folk Festival 2018 në Tirane Shqipëri

“Balkanika Folk Festival 2018” është një festival me pjesëmarrjen e 12 shteteve të Ballkanit në Tiranë. Festivali do të zhvillohet në skenën e Akademisë së Arteve nga 21-22 shtator.  Regjisori i këtij eventi është një artist shumë i ri, Sokol Guga. Ai është shprehur për mediat se bashke me stafin e tij, per muaj te tere kane dërguar ftesa per gjithë ansamblet popullore në rajon dhe përgjigja ka qenë fantastike.

Balkanika Folk Festival 2018 në Tirane Shqipëri

Sigurisht për këtë kanë ndihmuar dhe ambasadat shqiptare ne keto vende për t'i kontaktuar ansamblet e shteteve pjesëmarrëse.  Gara e vërtetë është natën e dytë, ndërsa nata e parë është një prezantim i ansambleve me publikun dhe jurinë.

Balkanika Folk Festival 2018 në Tirane Shqipëri

Simbol i festivalit është përzgjedhur instrumenti i bukur muzikor shqiptar, lahuta. Lahuta e Artë do të jetë çmimi për ansamblin më të mirë të festivalit. Do jepen dhe 4 çmime të tjera: Lahuta e Argjende është për çmimin veshja tradicionale, çmimi i produksionit organizativ, si dhe dy çmime për kërcimtaren femër më të mirë dhe kërcimtarin mashkull më të mirë, do te votohen përsëri nga juria. Producent dhe regjisor i festivalit Sokol Guga pohon se "Balkanika Folk Festival" është një projekt që ka gjetur mbështetjen e donatorëve privatë, por edhe të Bashkisë së Tiranës.

Balkanika Folk Festival 2018 në Tirane Shqipëri

Balkanika Folk Festival 2018 në Tirane Shqipëri

Balkanika Folk Festival 2018 në Tirane Shqipëri

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort