Shpallen fituesit e #TiranaSummer2018

Visit Tirana shpalli mbrëmjen e së enjtes, në 13 Shtator, Çmimet e konkursit #TiranaSummer2018. Eventi i ceremonisë u organizua nga kompania Manderina Promotions produkt i të cilës është VisitTirana.

Ky është konkursi i shtatë që ne kemi organizuar në dy vite. Qëllimi ka qenë promovimi i kryeqytetit përmes fotografisë dhe nga ana tjetër të angazhimi i të rinjtë që kanë pasion fotografinë. VisitTirana është nominuar këtë vit, si Fushata më e Mirë e Turizmit 2018 nga Emerging Europe Awards për konkurset në mediat sociale që ne kemi organizuar.

Në një ceremoni të këndshme te Reja me të ftuar pjesëmarrësit e konkursit, dhe dashamirës të fotografisë u ndanë 10 çmime per 10 fotot me te bukura.

Shpallen fituesit e #TiranaSummer2018

 Konkursi #TiranaSummer2018 u zhvillua për 3 muaj në rrjetet sociale, Instagram, Facebook dhe Twitter, por fotot më të shumta ishin nga Instagrami ku pjesëmarrësit përdorën hashtagun #TiranaSummer2018 në postimet e tyre me foto nga Tirana në verë.

Gjatë konkursit u mblodhën 1088 foto që tregonin stinën e verës në Tiranë. Fotot nga qyteti, liqenet, kanionet dhe lumenjtë, mali i Dajtit dhe fshatrat e Tiranës mbizotëronin në këtë konkurs. Pas një selektimi të kujdesshëm, u zgjodhën 10 foto finaliste.

Me mbështetjen e sponosorave të këtij konkursi u vlerësuan 3 fituesit kryesorë si më poshtë:

Çmimi i parë: Flori Proko me foton nga Liqeni i Bovillës.  Fituesi i çmimit të parë do të ketë mundësinë e një fluturimi ‘paragliding’ të ofruar nga Sky Sports Albania, i pari aero-klub dhe lider në Shqipëri. Aeronautika Shqiptare ofron fluturime të tilla në Tiranë dhe Llogara.

Shpallen fituesit e #TiranaSummer2018

Çmimi i dytë: Andi Dhimitri me foton e vajzës që hidhet te çadrat. Fituesi i çmimit të dytë do të shijojë një drekë ose darkë në një nga restorantet më të mira dhe të njohura, në restorantin ERA.  Me një eksperiencë prej 19 vitesh, Era ia ka dal të qëndroj në krye për cilësinë e ushqimit dhe shërbimit.

Shpallen fituesit e #TiranaSummer2018

Çmimi i tretë: Giti Kolasi me foton e Tiranës natën.  Fituesi i çmimit të 3-të do të përfitojë një hyrje çift falas në kompleksin e pishinave Tagan. Ky kompleks ofron qetësi, sport dhe argëtim për të gjitha moshat. Vendi i duhur për t’u larguar nga zhurma e qytetit.

Shpallen fituesit e #TiranaSummer2018

Ndërsa autorët e 7 fotove të tjera, ndër 10 fotot më të bukura, u vlerësuan me certifikata mirënjohje. Ata janë: Margarita Miçani, Kristi Mukollari, Andjola Mustafaj, Alexandra Lewis, Fabian Kazo, Francesca Masotti, Ferit Lika.

Shpallen fituesit e #TiranaSummer2018

 

Shihni fotot nga eventi këtu!

Shpallen fituesit e #TiranaSummer2018

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort