Festivali Ndërkombëtar i Balonave në Tiranë

Sot ishte dita e hapjes së Festivalit Ndërkombëtar të Balonave në Tiranë, Shqipëri. Festivali u mbajt në Parkun e Madh të Liqenit Artificial, në anën tjetër të liqenit. Shtatori nisi me këtë festival të bukur për familjet.

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Veliaj ishte në ceremoninë e hapjes ku ftoi familjet t’i bashkohen festivalit edhe nesër gjatë gjithë ditës. Në këtë aktivitet kishte pjesëmarrës dhe specialist të balonave nga rajoni i Ballkanit, të cilët nuk ngurruan t’i tregonin fëmijëve se si ndërtohet një balonë.

Fëmijët nuk ishin të vetmit që u argëtuan, bashkë me ta edhe prindërit duket se e shijuan këtë ditë duke ndërtuar dhe ngritur balona së bashku me fëmijët e tyre.

Siç njoftoi kryetari i bashkisë, festivali do të jetë i përvitshëm dhe do të rikthehet në shtatorin e vitit të ardhshëm.

Për ata që kanë humbur festivalin sot mund të bashkohen nesër.

 

Më poshtë disa foto nga aktiviteti.

 

Festivali Ndërkombëtar i Balonave në Tiranë

Festivali Ndërkombëtar i Balonave në Tiranë

Festivali Ndërkombëtar i Balonave në Tiranë

Festivali Ndërkombëtar i Balonave në Tiranë

Festivali Ndërkombëtar i Balonave në Tiranë

Festivali Ndërkombëtar i Balonave në Tiranë

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort