Çfarë të bëni në Shtator në Tiranë

Përse shtatori është fantastik në Tiranë? Lexoni më poshtë!

Pasi pushimet verore kanë mbaruar, të gjithë i kthehen rutinës në Tiranë. Shumica i kthehen punës së vjetër, disa janë në kërkim të punëve të reja, fëmijët dhe studentët përgatiten për vitin e ri shkollor. Por për turistët Shtatori në Tiranë është si magnet. Vjeshta dhe pranvera janë dy nga sezonet më të preferuara për vizitorët në Tiranë. Shtatori është muaji i parë që shënon filimin e vjeshtës, por vjeshta e vërtetë ndihen në fund të Tetorit.

Moti në Shtator është kryesisht i ngrohtë në Shtator, ku ka ditë që i ngjasojnë verës. Shëtitjet të gjata përgjatë parqeve apo udhëtime ditore në fshatrat e Tiranës janë mjaft të preferuara nga vendasit në këtë periudhë.

Çfarë të bëni në Shtator në Tiranë

Për vizitorët ne do të sugjeronim që këtë muaj të mësojnë më shumë për kulturën dhe traditën, mënyrën e jetesës dhe komunikimin me shqiptarët. Të shëtisin në lagjet e vjetra të Tiranës dhe ndërtesat shumëngjyrëshe, të njihen me histori të Tiranës dhe të shijojnë kuzhinën vendase.

Edhe ju mund ta shijoni Tiranën si një vendas.

Mëngjesi nuk ka kuptim pa një kafe të mirë ose çaj nëse preferoni kështu. Pas rutinës së mëngjesit mund të vizitoni muzeumet në Tiranë që ndodhen në në afërësi të sheshit “Skënderbej”. Pasi të keni shëtitur në muze, është koha të shkoni për drekë në restorantet e mira që gjenden me shumicë në Tiranë. Pasditen dhe darkën mund ta kaloni në baret trendi, të provoni koktejle etj. Dy janë nga zonat më te frekuentura për baret e natës janë: zona e ish-Bllokut si dhe rruga: Mustafa Matohiti.

Çfarë të bëni në Shtator në Tiranë

Shtatori është dhe muaji kur qyteti fillon të gumëzhijë nga eventet e mëdha, edhe pse kjo verë do të mbahet mend për artistët botëtor qe performuan në Tiranë. Përveç koncerteve, në një ndër aktivitetet interesante që mund të merrni pjesë është “Festa e Verës” që do të mbahet në fshatin Shesh të Tiranës. Bashkia Tiranë dhe DMO Albania do të organizojnë festivalin e verës, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shohin vjeljen e rrushit, dhe do të mësojnë si bëhet vera. Festivali nuk mund të kuptohet pa këngë e valle të cilat nuk do të mungojnë. Fshati Shesh është i njohur për rrushin dhe verën e mirë dhe atë ditë do të provoni produkte të fshatit të shoqëruara me verën e tyre. Pra, ka kaq shumë arsye përse duhet të jeni në fshatin Shesh në datat 8 Shtator.

Elita 5, të cilët do të festojnë 30 vjetorin e karrierës së tyre në muzikë.  

Për të apasionuarit pas ekspozitave dhe artit figurative ne ju sugjerojmë të shihni ekspozitën Nene Terezes me 5 shtator, në ditën e shenjtërimit të saj, pikërisht në mjediset e Muzeut Kombëtar. Mund të shihni dhe ekspozitën e Flaka Halitit në Galerinë Kombëtare. Gjithashtu mos humbisni dy ekspozita shumë interesante  në COD Centre, te Kryeministria, pasi do të jenë të hapura deri në datë 2 Shtator.

Për udhëtimet në natyrë në sugjerojmë Malin e Dajtit, udhëtimin me teleferik, po ashtu dhe udhëtimet ditore në atraksionet si: Liqeni i Bovillës, Syri i Ciklopit, Liqeni Fortuzaj, Kanionet e Erzenit, Shpellën e Pëllumbasit etj. Gjithashtu mund të vizitoni dhe disa nga kalatë rreth Tiranës, Kalanë e Petrelës dhe Kalanë e Prezës ku dhe mund të shijoni një drekë tradicionale.

What to do in September in Tirana

Kudo që të shkoni, mos harroni të shkrepni foto të Tiranës. Shumë shpejt do të shpallim Tirana Photo Festival dhe çmime shumë të mira për fotot më të mira në kategoritë: natyrë, street art dhe njerëzit.

Na ndiqni dhe shijojeni qytetin me ne!

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort