Një ditë në kanionet e Tujanit, 10 km nga Tirana

Tirana është plot me supriza, pasi rrethinat e saj janë ende të panjohura për të gjithë qytetetarët e Tiranës. Pas vitit 2015, me reformën e re territorial, qyteti ka kufi të rinj, ku tashmë përfshihen më shumë fshatra, lugina, male, lëndina, kanione e gryka të mëdha, liqene e lumenj, të cilat nuk janë të gjitha të aksesueshme për qytetarët e Tiranës.

Një ditë në kanionet e Tujanit, 10 km nga Tirana

Vetëm disa të rinj aventurierë që kanë mundur të udhëtojnë në këto zona, kanë sjellë disa imazhe e foto të tyre. Ne udhëtuam një të ditë drejt Kanioneve të Tujanit. Bëhet fjalë për rrugën nga Tufina, që të gjithë e njohin si një pikë fundore të Tiranës, ku ndodhen dhe varrezat e qytetit. Por pas Tufinës rruga të çon drejt fshatit të Brarit, një fshat i bukur pjesa kryesore e të cilit është i vendosur në një kodër të gjelbëruar në anën e majtë. Vazhdon udhëtimin pasi lë fshatin Brar dhe futesh në një rrugë me çakull, e pashtruar, që është fillimi i Rrugës së Arbrit, që do lidhë Tiranën me Dibrën dhe Maqedoninë. Për gati 4 km duke ecur me ngadalë në një rrugë të tillë, mbërrin në një zonë me shkëmbinj shumë të lartë dhe me forma të cuditshme. Zona ka një emër, quhet Shkalla e Tujanit, ku është ngritur dhe një restorant me të njëjtin emër.

Një ditë në kanionet e Tujanit, 10 km nga Tirana

Shkalla e Tujanit është grykë e ngushtë 1000 metra e thellë, e çarë nga gëlqerorët e vargut malor Krujë-Dajt nga lumi i Tiranës. Ajo veçon malin e Dajtit nga mali i Priskës së Vogël (1241 metra). Si pasojë e disa fenomeneve dhe dukurive karstike jane krijuar dhe mjaft shpella ende të panjohura. Në të dalë të grykës, lumi i Tiranës ka formuar kanione të ngushta, mjaft të bukura për tu eksploruar.

Një ditë në kanionet e Tujanit, 10 km nga Tirana

E gjithë kjo bukuri ndodhet vetëm 10 km larg qendrës së Tiranës. Pamja piktoreske dhe ajri i freskët e bejne atë një zgjedhje perfekte për të kaluar një dite ndryshe, të bukur e të qetë. Një drekë te restoranti tradicional që ka dhe emrin e zonës, do e bënte më të bukur ditën tuaj në këtë zonë, fare pranë Tiranës.

Një ditë në kanionet e Tujanit, 10 km nga Tirana

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort