Zonat e Tiranës, siç njihen nga vendasit

Ndoshta të huajt nuk i kuptojnë kur vendasit flasin takohemi tek ky vend. Të huajt me harta në duar mund të mendohen gjithë ditën se ku bie Medreseja, dhe nuk e gjejne dot, pasi nuk është në hartë. Po kështu ku ndodhet Selvija. Jo vetëm ata që kanë lindur në Tiranë por edhe ata që kanë ardhur pas viteve në 90 dhe kanë disa vite që jetojnë në kryeqytet, i njohin këto zona dhe i përdorin në takimet e tyre. Shqiptarët me njëri tjetrin lënë takime në këto zona që lidhen me objekte të njohura dhe jo me emrat e rrugëve. Ne po ju sjellim disa nga këto emra zonash që i dinë vetëm vendasit

21 –shi

Ky është një kryqëzim ne hyrje të Tiranës, ku ndërpriten rruga e Kavajës me Unazën. Tashmë ka dhe logon e tij.

Zonat e Tiranës, sic njihen nga vendasit

Zogu i zi

Zogu i zi gjithashtu është një kryeqëzim rrugës ku hyhet në Tiranë përmes Rrugës së Durrësit. Historinë e kësaj zone e kemi bërë të njohur..

Medreseja

Është një godinë shkolle islame, në rrugën e Dibrës, afër të cilës ndodhet dhe tregu i madh i qytetit, që gjithashtu njihet si tregu i Medresesë

Libri universitar

Ka qenë libraria më e madhe e librit universitar atë kohë, ku gjithë studentet blinin librat e tyre.. Ndodhet në Tiranën e Re, por njerëzit e përcaktojnë gjithë zonën me këtë emër

Kombinati

Për hir të kombinatit tekstil, një zonë shumë e madhe në pjesën jugore të Tiranës njihet më këtë emër

Zonat e Tiranës, sic njihen nga vendasit

Selvija

Një pemë që ende nuk e ka prerë askush, ndodhet në rrugën e Dibrës, në një zonë që ka qenë shumë e populluar në kohën kur Tirana ende nuk ishte kryeqytet

Kinostudio

Lidhet me ndërtesën e Kinostudios në rrugën drejt Malit të Dajtit. Aty ku bëheshin filmat dikur. Gjithe zona dhe pse ka shume emra rrugësh njihet si lagjia Kinostodio.

Porcelani

Ka qenë një fabrike porcelani në kohen e Enverit ku shumë njerëz punonin aty. Tani konsiderohet si stacion autobusi dhe ndodhet në rrugën që të cojnë në Dajt.

Brryli

Një zonë që e njohin gjithë tiranasit është përballë maternitetit të ri, dhe sot ka dhe logon e tij

Ka dhe zona te tjera si Oxhaku, Varri i Bamit, Aviacioni, Lapraka etj etj... Ju mund të na sillni emrat e zonave që dini?

Zonat e Tiranës, sic njihen nga vendasit

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort