Një copëz Kine në Tiranë

Parku i Madh është vërtet një qendër relaksi në Tiranën metropolitan dhe ka mjaft qoshka ku mund të qetësoheni.  Një tjetër atraksion i shtohet Parkut të Madh, ku do të ndërtohet një kënd reakreativ si “vendpushim me stil aziatik”.

Një copëz Kine në Tiranë

Agjencia e Parqeve të Bashkisë Tiranë ka lajmëruar në Facebook se shumë shpejt përfundon ndërtimi i këtij vendi relaksues. Ky është një projekt midis Ambasadëz Kineze dhe Bashkisë në shenjë miqësie me Kinën.

Një copëz Kine në Tiranë

Ka pasur një transformim të Parkut të Madh të Tiranës që nga viti 2016. Në 1 qershor të vitit 2016, hapësira për fëmijë u përurua, e cila është shumë e popullarizuar për fëmijët nga e gjithë qyteti. Ndërsa në maj 2018 Amfiteatri i Vjetër u restaurua plotësisht dhe u hap për publikun. Amfiteatri është një vlerë e shtuar për aktivitetet kulturore të kryeqytetit dhe mirëpret publikun për festivale, koncerte, teatro, konferenca dhe më shumë. Ka edhe shumë korsi biçikletash të shtuara në park, të cilat janë shumë të frekuentuara nga shumë njerëz që e duan shëtitjen me biçikletë. Liqeni i Tiranës është një nga atraksionet më të mëdha në qytet dhe që frekuentohet gjatë gjithë vitit.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort