Historia e Zogut të Zi

Kushdo që jeton në Tiranë e njeh zonën e Zogut të Zi, ose dhe ata që nuk e dinë të paktën e kanë dëgjuar. Zogu i Zi është rreth-rrotullimi ku lidhet rruga e Durrësit me rrugën Dritan Hoxha. Ky rreth-rrotullim është ndryshuar disa herë në këto vite. Për ju që pyesni se përse e ka marrë këtë emër, ne po ju tregojmë historinë. Në fakt sapo dëgjojnë Zogu i Zi njerëzit buzëqeshin, sepse kanë dëgjuar disa histori. Por nuk është ashtu sic e mendojnë. Nëse i referohemi dokumenteve dhe historive më të hershme, historia është e tillë: në këtë zonë ka ekzistuar një çezmë publike ku mbi të ishte gdhendur një zog i zi. Për këtë çezmë hera e fundit që është shkruar ka qenë një revistë e vitit 1942.

Historia e Zogut të Zi

Çezma dhe platforma ishte e ndërtuar me gurë dhe mbi të qe gdhendur një zog i zi. Banorët e asaj kohë vinin çdo ditë për të mbushur ujë. Ata madje e dinin dhe legjendën që qëndronte pas këtij burimi të veçantë.  Legjenda thotë se dikur këtu ka humbur jetën një djalë i ri dhe që nëna e tij prej pikëllimit vinte çdo ditë në këtë vend dhe e vajtonte. Nëna nga pikëllimi ndërroi jetë pas një viti. Vendin e saj të vajtimit e zuri një zog i zi, i cili qëndronte mbi varrin e djalit dhe këndonte. Ekziston dhe një këngë për këtë tragjedi: “Sec po këndon një zog i zi/ mbi varrin e një djali të ri…”. Bashkëfshatarët e nënën dhe djalit, vendosën të ndërtonin një cezmë me gurë përreth dhe të gdhendin një zog të zi sipër saj.

Historia e Zogut të Zi

Vite më vonë ky vend u lidhe me një histori tjetër, e cila tregon për një shtëpi publike shumë të vizituar nga të huajt, sidmos Italianët. Bëhet fjalë për vitin 44. Shtëpia publike më fakt nuk ishte në të njëjtin vend ku ishte çezma, por pak më tej, në afërsi të Fushës së Aviacionit afër një përroi që derdhej në lumin Lana. Historia  e shtëpisë publike, nuk mund të zëvendësojë legjendën dhe vendin e vërtetë që shumë qytetarë të Tiranës e kanë dëgjuar nga parardhësit e tyre.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort