Çfarë të bëni në Gusht në Tiranë

Jeni në gusht në Tiranë dhe nuk dini çfarë të bëni? Pa problem sepse ne do t’ju ndihmojmë me sugjerimet tona se si ta shijoni Tiranën në gusht. Gushti nuk është aq i nxehtë në krahasim me korrikun. Sidoqoftë, ky është muaji kur Tirana është pothuajse bosh, pasi shumica e qytetarëve janë me pushimet në plazh. Jeta politike më në fund bie në qetësi, pasi administrata publike dhe parlamenti janë gjithashtu me pushime. Kjo do të thotë që do të biem në qetësi nga lajmet politike në media, dhe do kemi më shumë programe verore në televizione.

Çfarë të bëni në Gusht në Tiranë

Gushti është muaji i aktiviteteve në hapësira të hapura. Tirana po fiton reputacion të mirë në mesin e qyteteve më me gjallëri në Ballkan dhe më gjerë. Shumë koncerte janë planifikuar në gusht në sheshin Skënderbej, i cili është kthyer në një destinacion gjigand për të gjitha moshat. Nëse jeni në Tiranë në gusht, sigurohuni që të kontrolloni eventet tona këtu, në mënyrë që të mos humbisni aktivitetet  e Tiranës tonë energjike.

Çfarë të bëni në Gusht në Tiranë

Në ditët më të nxehta mund të shkoni pranë plazhit në Durrës, plazhi më i afërt me Tiranën. Rekomandimet tona janë:  Plazhi i Gjeneralit, Kallm, Tropikal Resort, dhe Gjiri Lalzit. Ose mund të shkoni në shumë pishina jashtë qytetit. Çmimet për pishina ndryshojnë nga 500-1000ALL dhe ju mund të qëndroni gjatë gjithë ditës. Por shumë njerëz preferojnë dhe lumin Erzen, ku shumë thjesht mund të marrësh një çadër ose të rrish në hije pranë pemëve në breg të lumit.

Çfarë të bëni në Gusht në Tiranë

Një ushqim i mirë është gjithnjë shpërblim në këto ditë të gjata të Gushtit. Ne ju sugjerojmë ushqime tradicionale t’i provoni te restorant Era  për një darkë të rafinuar në Millenium Gourmet, restoranti i Hotel Coloseo dhe restoranti italian Piu 39Food&Club, restorant Season, gjithashtu ju sugjerojmë të mos lini pa shkuar të Uka Farm, për gatime të freskëta nga ferma në tavolinë. Për më shumë restorante shikoni këtu:

Për t’ju gëzuar ajrit të pastër dhe për të shpëtuar nga nxehtësia, shkoni në Malin e Dajtit dhe shijoni një ditë fantastike duke filluar me udhëtimin me teleferik në Parkun e Aventurës dhe një drekë të mirë te Ballkoni Dajtit.

Por ju mund të zgjidhni të vizitoni zona të tjera të gjelbra rreth Tiranës, dhe ne kemi një listë të tyre këtu.

Muzetë janë të hapura gjatë gjithë gushtit. Nga Muzeu Kombëtar, Shtëpia e Gjetheve, Bunk’Art, Galeria Kombëtare e Arteve mund t'i vizitoni gjatë qëndrimit tuaj në Tiranë.

Në mbrëmje ju gjithashtu mund të shijoni një birrë në sheshin ‘Skënderbej’ dhe pse të mos luani volejboll plazhi atje.

Çfarë të bëni në Gusht në Tiranë

Ne ju urojmë një qëndrim sa më të këndshëm dhe mos harroni të postoni fotot tuaja nga Tirana në Instagram dhe Facebook me hashtag #TiranaSummer2018! Konkursi ynë i fotografive është ende i hapur dhe ju mund të jeni një nga fituesit. Shijojeni Tiranën në Gusht!

 

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort