Ku të gjejmë pishinat më të mira në Tiranë

Nëse jeni duke kërkuar një vend për  t’i shpëtuar vapës në Tiranë, apo dhe për një fundjavë argëtuese me miqtë në verë, në Tiranë gjenden plot vende të tilla. Pishina familjare, pishina me pamje apo pishina luksoze cilado të jetë zgjedhja juaj ne po ju rendisim disa nga këto pishina.

Kompleksi i Pishinave Tagan

Ky kompleks ndodhet në fshatin Tagan, Petrelë, 12 km në juglindje të kryeqytetit, rruga kombëtare Tiranë-Elbasan.  Kompleksi Tagan ka karakter sportiv-argetues-relaksues, ku çdo frekuentues zgjedh në mënyrë të pavarur një aktivitet fizik, për mireqënien e trupit dhe mendjes së tij, në mënyrë individuale ose të orientuar nga instruktorë e trajnerë, gjithçka e lidhur ngushtë me elementin ujë.

Pishina ne Tirane

Select Hill Resort

Select Hill Resort është një resort i ri në Tiranë i hapur këtë vit. Pishina e hapur është e madhe dhe ofron një pamje të mahnitshme. Gjatë fundjavave këtu organizohen festa në pishinë me këngëtarë të njohur shqiptarë dhe gjithashtu party-shkuma. Ndodhet në rrugën nacionale Tiranë-Dajt, km 4.

Pishina ne Tirane

Teater Park Kame

Teater Park Kame ndodhet vetëm 20 km nga Tirana, i rrethuar nga kodra me pisha si dhe pozicioni buzë lumit Erzen e bëjnë këtë vend ideal për të pushuar. Ju mund të notoni dhe pushoni nën cicërimat e zogjve.

Pishina ne Tirane

Chateau Rexhekri

 Chateau Rexhekri  është një oaz i qetësie vetëm 12 km larg Tiranës në fshatin Surrel. Është një vend ideal për t'u çlodhur dhe për të harruar stresin e qytetit. Pishina është shumë e madhe dhe me pamje nga kodrat e gjelbëruara të Tiranës. Stili arkitekturor e bën akoma më tërheqës këtë vend te denjë dhe për foto Instagrami.

Pishina ne Tirane

National Sport Park

National Sport Park është një vend që ofron më shumë se pishina, e teksa gjendeni atje do të gjeni një sërë aktivitesh për t’u argëtuar. National Sport Park ka dy pishina të mëdha, të cilat janë mjaft të mirembajtura nga stafi. Pasditeve ju mund të zgjidhni të luani tenis ose volejboll.

Pishina ne Tirane

Kompleksi i Pishinave Aquadrom

Nëse nuk doni të largoheni shumë nga Tiranë, atëherë zgjidhja e duhur është kompleksi Aquadrom, i cili ndodhet pranë Liqenit Artificial.  Kompleksi ka pishina verore dhe dimëroree dhe janë të ndara në pesë kategori: pishina olimpike, pishinë V.I.P, pishinë familjare, pishinë me trampoline, pishinë dimërore.

Pishina ne Tirane

Aqua Park

Aqua Park është shumë i preferuar nga familjet, sepse ata kanë kënde të veçanta dhe pishina për fëmijët, rrëshqitjet e ujit, sportet e ujit si dhe për barin e pishinës për mamin dhe babin. Restoranti është shumë modern, por ju mund të zgjidhni dhe nga menuja e fast food-it.  Aqua Park ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës pranë qendrës tregtare  City Park.

Pishina ne Tirane

Ka shumë vendpushime të tjera të këtij lloji të përhapur në të gjithë periferinë e Tiranës dhe nuk mund t'i përmendim dot të gjitha këtu. E rëndësishme është që ne ju dhamë disa alternativa dhe ju mund të zgjidhni.

 

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

Tours to Albania

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Easy Rent a Car

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies