Nëse jeni duke kërkuar një vend për t’i shpëtuar vapës në Tiranë, apo dhe për një fundjavë argëtuese me miqtë në verë, në Tiranë gjenden plot vende të tilla. Pishina familjare, pishina me pamje apo pishina luksoze cilado të jetë zgjedhja juaj ne po ju rendisim disa nga këto pishina.
Kompleksi i Pishinave Tagan
Ky kompleks ndodhet në fshatin Tagan, Petrelë, 12 km në juglindje të kryeqytetit, rruga kombëtare Tiranë-Elbasan. Kompleksi Tagan ka karakter sportiv-argetues-relaksues, ku çdo frekuentues zgjedh në mënyrë të pavarur një aktivitet fizik, për mireqënien e trupit dhe mendjes së tij, në mënyrë individuale ose të orientuar nga instruktorë e trajnerë, gjithçka e lidhur ngushtë me elementin ujë.
Select Hill Resort
Select Hill Resort është një resort i ri në Tiranë i hapur këtë vit. Pishina e hapur është e madhe dhe ofron një pamje të mahnitshme. Gjatë fundjavave këtu organizohen festa në pishinë me këngëtarë të njohur shqiptarë dhe gjithashtu party-shkuma. Ndodhet në rrugën nacionale Tiranë-Dajt, km 4.
Teater Park Kame
Teater Park Kame ndodhet vetëm 20 km nga Tirana, i rrethuar nga kodra me pisha si dhe pozicioni buzë lumit Erzen e bëjnë këtë vend ideal për të pushuar. Ju mund të notoni dhe pushoni nën cicërimat e zogjve.
Chateau Rexhekri
Chateau Rexhekri është një oaz i qetësie vetëm 12 km larg Tiranës në fshatin Surrel. Është një vend ideal për t'u çlodhur dhe për të harruar stresin e qytetit. Pishina është shumë e madhe dhe me pamje nga kodrat e gjelbëruara të Tiranës. Stili arkitekturor e bën akoma më tërheqës këtë vend te denjë dhe për foto Instagrami.
National Sport Park
National Sport Park është një vend që ofron më shumë se pishina, e teksa gjendeni atje do të gjeni një sërë aktivitesh për t’u argëtuar. National Sport Park ka dy pishina të mëdha, të cilat janë mjaft të mirembajtura nga stafi. Pasditeve ju mund të zgjidhni të luani tenis ose volejboll.
Kompleksi i Pishinave Aquadrom
Nëse nuk doni të largoheni shumë nga Tiranë, atëherë zgjidhja e duhur është kompleksi Aquadrom, i cili ndodhet pranë Liqenit Artificial. Kompleksi ka pishina verore dhe dimëroree dhe janë të ndara në pesë kategori: pishina olimpike, pishinë V.I.P, pishinë familjare, pishinë me trampoline, pishinë dimërore.
Aqua Park
Aqua Park është shumë i preferuar nga familjet, sepse ata kanë kënde të veçanta dhe pishina për fëmijët, rrëshqitjet e ujit, sportet e ujit si dhe për barin e pishinës për mamin dhe babin. Restoranti është shumë modern, por ju mund të zgjidhni dhe nga menuja e fast food-it. Aqua Park ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës pranë qendrës tregtare City Park.
Ka shumë vendpushime të tjera të këtij lloji të përhapur në të gjithë periferinë e Tiranës dhe nuk mund t'i përmendim dot të gjitha këtu. E rëndësishme është që ne ju dhamë disa alternativa dhe ju mund të zgjidhni.
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |