Nostalgjikët e Stacionit të Trenit mund të vizitojnë 'Lokomotivën"

Për të gjithë nostalgjikët e stacionit të trenit në Tiranë, do të mund të vizitojnë instalcionin “Lokomotiva”. Instalacioni më i ri dhe interesant në Tiranë ndodhet te Bulevardi i Ri, ose ish-stacioni i Trenit.

Lokomotiva instalacioni te Bulevardi i Ri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet se shpejt qytetarët e Tiranës do të udhëtojnë drejt aeroportit të Rinasit dhe qytetit të Durrësit me tren elektrik, lajm të cilin e dha në ceremoninë e vendosjes së instalacionit të lokomotivës me avull në hyrje të Bulevardit të Ri, si bashkëpunim mes Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë dhe “Hemingway Fan Club Albania”.

Lokomotiva instalacioni te Bulevardi i Ri

Lokomotiva e vendosur në Bulevardin e Ri u prodhua ne vitin 1951 në Poloni dhe përfundoi misionin e saj në vitin 1986, në Shqipëri. Fillimisht u shërbeu udhëtarëve e më pas trenave te mallrave, ndërsa tashmë do të na kujtojë stacionet hekurudhore që ngjajnë me stacionet e jetës, me historitë dhe emocionet, dashurisë që mbajti gjallë familjet e largësitë që kjo lokomotivë i shkurtoi. Më shume se një relike e fillimit hekurudhor shqiptar, lokomotiva me avull shërben edhe simbol i rrugëtimit të pandalshëm i zhvillimit të Tiranës.

Për historinë e Stacionit të Trenit lexoni këtu.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort