Tirana tashmë do të ketë festën e fërgesës

Tirana është një vend interesant sa i përketë kulinarisë. Ka restorante që ofrojnë gatime tradicionale dhe një kuzhinë të pasur mesdhetare. Sigurisht që të huajt janë të interesuar të provojnë kulinarinë tradicionale dhe janë gjithmonë në kërkim të gatimeve autentike shqiptare.

Festa e Fergeses ne Tirane

Gatimi i njohur i Tiranës është fërgesa e Tiranës, ku ne rekomandojmë që të gjithë ata që vizitojnë Tiranën duhet ta provojnë. Fërgësa Tironse tashmë do ketë një ditë të kushtuar këtij gatimi të shijshëm.

Kryetari i Bashkisë ishte një nga restorantet që ndodhet në periferi të Tiranës, në restorantin Ceren Ismet Shehu, për të çelur festën e fërgesës. Ku nuk munguan nuk munguan edhe këngë dhe valle tradicionale tiranase.

Festa e Fergeses ne Tirane

“Sot nis një risi, e cila mund të kthehet në traditë dhe në fakt, e kemi vetë në dorë: tradita bëhet kur ia tregojmë dikujt këtë histori dhe rikthehemi prapë këtu. Siç i bëjmë njëri-tjetrit tag në fotografi, do të ishte mirë t’i bëjmë tag Tiranës nga një festë e tillë, diku me gjelin, diku me vajin e ullirit, diku tjetër me fërgesën apo me domaten e zezë.

Festa e Fergeses ne Tirane

Ne jemi vërtet të bekuar sepse sot Tirana urbane është rrethuar nga kjo kurorë e fshatrave. Shpresoj që ky fshat do të rrisë këtë që lindi sot, për t’u rikthyer vit pas viti për të treguar histori”, u shpreh Veliaj.

Një festival i tillë dedikuar ushqimit tradicional i mungonte Tiranës, kështu që kjo është një iniciativë e mirë për të tërhequr më shumë vizitorë në Tiranë.

Festa e Fergeses ne Tirane

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort