Sarajet e Toptanasve- një vlerë arkitekturore e Tiranës

Interesi i vizitorëve të huaj për monumentet në Tiranën vazhdon të dominojë për monumentet e periudhës së Mbretit Zog dhe monumentet e komunizmit. Një nga monumentet e kulturës në Tiranë janë dhe Sarajet e Toptanasve. Vizitorët shqiptarë dhe të huaj janë gjithmonë kurioz për t’i parë nga brenda dhe për të mësuar më shumë. Sarajet ndodhen në rrugën Abdi Toptani, në një kontrast me pallatet shumëkatëshe aty pranë. Para disa vitesh ky vend ka funksionuar si bar-restorant por tashmë është i mbyllur dhe nuk lejohen vizitorë.

Sarajet e Toptanëve- një vlerë arkitekturore e Tiranës

Sarajet janë ndërtuar rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë.

Ato përbëhen nga 32 ambiente në stilin oriental, të zbukuruara me dekoracione të ndryshme. Sarajet përbëjnë një kompleks arkitektonik me mure, oborre, puse, rrugë, porta të mëdha, banesa dhe ambiente ndihmëse.

Sarajet e Toptanëve- një vlerë arkitekturore e Tiranës

Rrethuar me mure masive të lartë prej guri, ky kompleks krijon një fortifikim, duke marrë pamjen e një kështjelle të vogël. Këto ndërtime, karakteristike për shtresën e feudalëve, u përhapën nga gjysma e dytë e shek. XIX në trevën e Tiranës.

Sarajet e Toptanëve- një vlerë arkitekturore e Tiranës

Banesa dy katëshe, e ndërtuar nga mjeshtrat dibranë, është vendosur mbi një parcelë të rrafshët me orientim nga jug-lindja, duke i drejtuar diellit pamjen kryesore. Ajo paraqet interes nga ana ndërtimore, si për kompozimin funksional, trajtimin arkitektonik-dekorativ, ashtu dhe të lidhjes së saj në një ansambël të vetëm me ndërtimet përreth. Sarajet e Selim Pashë Toptanit njihen me emrin e dhëndrit të tij Servet Bej Libohovës dhe janë Monument Kulture nën mbrojtjen e shtetit.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort