Më pyesni për Tiranën-çfarë duan të dinë vizitorët?

Ku të drekojmë? Ku janë baret më të mira? Ku të shkojmë për fundjavë në Tiranë? Këto janë disa nga pyetjet që vizitorët dhe turistët na shkruajnë te Visit Tirana.

Pothuajse shumica e përdoruesve të Instagram-it e testuan opsionin e ri në story “Ask me a question”, ku ndjekësit mund të bënin pyetje nga më të ndryshme dhe ti i përgjgigjesh po në story.

Edhe Visit Tirana vendosi të postojë në story “Ask a question to Visit Tirana” dhe pyetjet vërshuan. Ne u munduam t’u kthenim përgjigje shumicës prej tyre. Më poshtë do të gjeni pyetjet dhe përgjigjet:

Pyetjet me te shpeshta per Tiranen

Vendet më ‘cool’ në Tiranë?

-Për familje: Pazari i Ri, Parku i Madh i Liqenit Artificial, Parku Rinia, Mali i Dajtit për fundjavat.

Cili është peisazhi më i bukur i Tiranës?

-Pamja më e bukur e Tiranës nga vendi i njohur në kodër si Lapidari.  

Sugjerim për të shkuar në ndonjë vend me biçkiletë në Tiranë

-Në fakt ka shumë vende ku mund të shkosh me biçikletë, duke filluar nga më i lehti: Tiranë-Farkë: Tiranë-Liqeni i Kasharit, Tiranë-Liqeni i Fortuzajit etj.

Pyetjet me te shpeshta per Tiranen

Cilat janë vendet më të mira për të ngrënë?

-Sipas nesh: Restorant ERA, Piu39food&club, Millennium Gourmet, Ballkoni i Dajtit, Uka Farm, restoranti i Hotel Colosseo, Mullixhiu.

 

Baret më të mira?

Nuk mund të përmendim vetëm një. Këto janë baret tona të preferuara: Pepper Pizza Cocktail Bar, Radio Bar, Komiteti Kafe-Muze, Tribeca bar, Nouvelle Vague, Dada Tirana dhe shumë të tjerë.

 

Restorantet vegjetariane?

-Veggies Tirana, Greeny Tirana dhe Happy Belly.

 

Pyetjet me te shpeshta per Tiranen

Çfarë ju ka inspiruar?

-Vetë Tiranë.

Çfarë ju pëlqen dhe nuk ju pëlqen nga Tirana?

-Na pëlqen: ritmi metropolitan i jetës, kemi rini të bukur, restorantet dhe baret, natyra përreth. Qëndra e Tiranës përshkruhet lehtësisht në këmbë. Kemi nga 30 minuta larg me makinë detin dhe malin. Çfarë nuk na pëlqen është se nuk kemi shumë vende të vjetra karakteristike të Tiranës që mund të vizitohen.

Çfarë ndryshimesh janë bërë aty?

-Se di sa kohë këni pa vizituar Tiranën, por janë bërë goxha ndryshime si: Sheshi Skëndërbej, Pazari i Ri, Bulevardi që është ende në punime, Amfiteatri (Teatri Veror). Këto na erdhën në mendje të parat.

 

Pyetjet me te shpeshta per Tiranen

Nuk kam pyetje. Vetëm doja t’ju thoja që jeni e vetmja faqe që e promovoni Tiranën më së miri.

-Faleminderit! Instagrami është vetëm maja e ajsbergut.

Nga 1-10 ca note jep për Tiranën?

-Pyetje me spec. Notën 9.

Sa Italianë dhe njerëz që flasin anglisht jetojnë në Tiranë?

-Ka shumë Italianë si dhe anglisht-folës.

 

Nëse dhe ju keni pyetje për Visit Tirana, na shkruani në:

Twitter: https://twitter.com/VisitTirana 
Instagram: https://www.facebook.com/VisitTirana/
Facebook: https://www.facebook.com/VisitTirana/

ose e-mail në contact@visit-tirana.com 

 

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort