Ku të gjeni picat më të mira në Tiranë

E dimë që picave nuk i reziston dot askush sidomos kur janë të bëra siç duhet. Në këtë artikull do t’ju tregojmë se ku të provoni picat më të mira në Tiranë.

ERA Restorant Piceri

Restorant Era për shumë prej jush mund të jetë e njohur për gatimet tradicionale, por ERA shërben dhe picat me shije fantastike dhe të pjekura siç duhet. Çfarëdo lloj pice të porosisni, e sigurt që do të jetë shumë e mirë.

Picat me te mira ne Tirane

 

Season Restorant & Pizzeria

Nëse ndodheni pranë Pazarit të Ri, nuk duhet të largoheni pa provuar picat e Season Restorant. Season Restorant nga vetë emri është një restorant që ofron gatime për çdo stinë. Pica më e preferuar është pica me tartuf, sigurisht edhe pica season, specialiteti i tyre.

Picat me te mira ne Tirane

Saporita

Nëse jeni duke kërkuar për një vend që i shërben të gjitha llojet të picave me çmime të arsyeshme, mos kërkoni më tej, Saporita i ka të gjitha këto. Kombinimi i çdo përbërësi dhe cilësia e tyre janë një arsye tjetër përse vendasit e duan Saporitën. Sigurohu të rezervosh para se të shkosh, pasi veçanërisht në fundjavë është vështirë të gjesh vend. Saporita ndodhet pranë stadiumit "Dinamo".

Picat me te mira ne Tirane

PizzArte

Ka një vend në Tiranë kur mund të shijoni Pizza Napoletana, ashtu siç mund ta gjeni në Itali. Të gjitha picat janë shumë të shijshme, sepse piqen në furrë druri. PizzArte është 3 minuta në këmbë nga sheshi Skënderbej.

Picat me te mira ne Tirane

Proper Pizza

Proper Pizza është zinxhiri më i famshëm i picerisë në Shqipëri. Ju mund t'i gjeni pothuajse në çdo lagje të Tiranës, ose mund të porositni picën tuaj të preferuar dhe sa hap e mbyll sytë do të jetë në dorën tuaj.

Picat me te mira ne Tirane

Eatalian’s

Siç emri sugjeron Eatalania’s, që do të thotë të hash si italianët. Këtu do të gjeni jo vetëm pasta fantastike por edhe pica. Eatalian’s gjendet në zonën e Bllokut dhe ka fituar një reputacion të mirë për picat. Ky restorant nuk pëlqehet vetëm nga italianët që jetojnë në Tiranë, por edhe nga vendasit.

Picat me te mira ne Tirane

Kjo është lista jonë, mund të bëni dhe ju listën tuaj

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort