Kalaja e Tiranës shumë shpejt e vizitueshme për të gjithë

Shumë prej kalimtarëve të pedonales Murat Toptani, qoftë shqiptarë apo të huaj kanë qenë kurioz të shohin kalanë e Tiranës nga brenda. Për pak javë Kalaja e Tiranës do të hapi dyert për të gjithë vizitorët. Ky është lajmi i mirë i dhënë nga kryetari i bashkisë, Z. Veliaj, ku pas sheshit “Skënderbej” dhe “Pazarit të Ri”, Tirana do të ketë një tjetër hapësirë pedonale.

Kalaja e Tiranes pedonale e re

“Çarshia” e kalës do të jetë xhevairi më i ri i shtuar Tiranë.  Një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, që do të shërbejë si mjedis kulinarie për gatimet tradicionale, por edhe një zonë për zhvillimin e kulturës dhe artit.

“Në qetësi, pa zhurmë, pa bujë, pa histeri, e kemi kthyer ‘çarshinë’ e Kalasë së vjetër të Tiranës në një kantier, i cili do të transformohet në një tjetër hapësirë pedonale, të ngjashme, e ndoshta edhe më të mirë sesa ‘Pazari i Ri’, tha Veliaj.

Kalaja e Tiranes pedonale e re

Punimet për rinovimin e kalasë pritet të përfundojnë pas disa javësh. Kjo pjesë e Tiranës do të zhvillohet me partneritet publik-privat, ku familja Toptani vë në dispozicion pronën e saj.

Në këtë hapësirë kulturore e tregtare do të ketë dyqane suveniresh me fokus historinë e Tiranës, mozaikë, restorante tradicionale, etj. Për ta bërë atë më të qasshme do të ndërtohet edhe një rrugë e re në shërbim vetëm të këmbësorëve, që do ta lidhë atë me Unazën dhe “Rrugën e Elbasanit”.

Kalaja e Tiranes pedonale e re

Pak histori…

Kalaja e Tiranës, ose Fortesa e Justinianit ështe e vetmja kala që ndodhet në zemër të Tiranës. Fortesa është vendi ku kryqëzoheshin rrugët kryesore të Lindje Perëndim dhe Veri-Jug, dhe formonte zemrën e Tiranës. Ajo daton para vitit 1300, është 6 metra e lartë dhe i përket periudhës bizantine. Kështjella e Tiranës është afër Sheshit Skënderbej në qendër të Tiranës.  

Kalaja e Tiranes pedonale e re

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort