Fundi dhe fillimi, Shqipëria e viteve 81-91 përmes fotove

Jeta në Shqipëri gjatë viteve 81-91 ka qenë tej çdo imagjinate. Ndoshta këto ishin vitet më të zeza për gati një shekull në jetën e shqiptarëve, momente kur vendi ynë ishte në shkatërrim total, në një varfëri të thellë, në anarki e kaosin që solli rënia e regjimit komunist dhe fillimi i rrugës së gjatë të tranzicionit. Të gjitha këto momente dramatike janë sjellë përmes 100 fotove të fotografit Michel Setboun, i cili është i njohur në mbarë botën për rreth 200 galeri fotografike.

Shqipëria e trazuar e viteve 80-90

Ekspozita e tij me fotot e Shqipërisë: “Fundi... Fillimi vitet 1981-1991” u hap në 6 Korrik në Qendrën COD në hollin e Kryeministrisë. Michel Setboun ka qenë një nga fotoreporterët e paktë që ka vizituar Shqipërinë për gati 4 dekada rresht duke parë nga afër zhvillimet dramatike të jetës politike, sociale e kulturore të vendit tonë në momentet më të trazuara.

Shqipëria e trazuar e viteve 80-90

Ai ndoshta është i vetmi që ka sjellë përmes fotove rilindjen e fesë në Shqipëri, jo vetëm katolike por dhe myslimane ne fillim të viteve 90. Në një prej fotove të tij është Nënë Tereza që lutet në rrënojat e kishës së shkatërruar së bashku me At Zef pëllumbin I cili sapo ishte liruar pas 22 vitesh nga burgu.

Shqipëria e trazuar e viteve 80-90

Fotot e tjera traumatike tregojnë për fëmijët në spitalet psikiatrike, për kushtet në maternitet, për varferinë e tejskajshme, krizën e urisë, shkatërrimin e koperativave, për momente të vdekjes dhe dasma nën rrënoja, tregje të pista me kushte skandaloze etj etj.  Gjithashtu fotot tregojnë për disa nga momentet pikante të fillimit të demokracisë sic janë zgjedhjet e para pluraliste, protestat e para, eksodi masiv, hyrjet në ambasada etj.

Shqipëria e trazuar e viteve 80-90

Fotografi Michel Setboun ka punuar si fotoreporter për agjencine SIPA kur vizitoi për herë të parë Shqipërinë në 1981 dhe pas kësaj ka bërë vizita të rregullta cdo 3-4 vjet deri në dekadat e fundit. Ai thotë se albumi i tij prej 100 fotosh nga Shqipëria është shumë i rëndësishëm dhe mezi priste të vinte në Shqipëri dhe të hapte një ekspozitë për ti ndarë me publikun shqiptar ato momente. Ky është një koleksion i rrallë që tregon në mënyrë kaq të përmbledhur çka ndodhur në Shqipërinë e atyre viteve, një koleksion që as vetë arkivat tona nuk e kanë.

Shqipëria e trazuar e viteve 80-90

Nëse doni ta shihni, ekspozita është e hapur deri në 2 shtator dhe hyrja është falas. Mos e humbisni, njihuni me të kaluarën e vendit tonë. Duke njohur të shkuarën ndërtojmë të ardhmen.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort