MEMO, historitë e viktimave të komunizmit marrin zë

Kemi harruar se i përkasim njëri-tjetrit, prandaj skemi paqe. Kjo thenie e Nënë Terezës, shenjtores shqiptare shoqëron një lëvizje shqiptare të titulluar Memo, qëllimi i së cilës është të hapë një dialog konstruktiv mbi të kaluarën komuniste të vendit.

Iniciativa MEMO, zëri i viktimave të komunizmit

MeMo është një iniciativë nga një grup artistësh shyqiptare dhe intelektualë që tregojnë historitë e verteta të të mbijetuarve të komunizmit. Janë dëshmi të gjalla, dokumente autentike dhe kujtime të personave që kanë vuajtur në komunizëm, të cilave u jepet një zë nga personalitetet e ndryshme të vendit, përfshi ambasadorë të huaj dhe figura të njohura publike.

Iniciativa MEMO, zëri i viktimave të komunizmit

Kjo iniciativë është e hapur për këdo që dëshiron të kontribuojë dhe të lexojë historitë e vërteta të komunizmit. Ideja është e aktores së njohur Ema Andrea si dhe një grupi bashkëpunëtorësh: Gjon Radovani; Gjergji Pano; Elvana Zaimi; Ardita Repishti; Ervin Kotori; Agron Tufa. Kjo iniciativë synon të angazhojë sa më shumë njerëz që të bëjnë që zëri i të mbijetuarve të komunizmit të dëgjohet, që historitë e tyre të përhapen në mënyrë që të gjithë, e vecanërisht brezi i ri të kuptojë çka ndodhur në atë regjim, sa kanë vuajtur prindërit e gjyshërit e tyre.

Në fjalën e saj të hapjes Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, deklaroi: "Vetëm duke treguar të vërtetën për krimet e kryera nga diktatura komuniste mund të hapet rruga për shërimin e shoqërisë shqiptare."

Iniciativa MEMO, zëri i viktimave të komunizmit

Ndërsa një nga autorët, Gjon Radovani, shpjegoi dhe qëllimin e këtij projekti duke thënë se një shoqëri që nuk njeh të vertetën e saj në të kaluarën nuk mund të ndërtojë një të ardhme. Ai tha se ka njevojë urgjente për të unifikuar qëndrimin e shoqërisë shqiptare ndaj krimeve monstruoze të komunizmit dhe jo të lejohet që ato të trajtohen nga këndvështrimet e forcave politike. Ka një tendencë nga qeveritë shqiptare që të shtrembërohen faktet e komunizmit ose ta lënë në harresë atë periudhë duke u justifikuar që të gjithë ishin njësoj bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës, por e vërteta nuk është kështu.

Iniciativa MEMO, zëri i viktimave të komunizmit

Shumë të mbijetuar janë ende gjallë dhe  i njohin persekutorët e tyre, ndaj kërkojnë drejtësi.

Shqipëria është vendi i fundit në Europë ndër shtetet ish komuniste që nisi vitin e shkuar pas 27 vitesh të hapë dosjet për komunizmin. Këtu ende nuk ka komision të së vertetës që të merret me krimet dhe fajtorët e atij regjimi.

Gjithë historitë e prodhuara nga iniciativa MEMO i gjeni ketu

 

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort