Laboratori Hidrologjik kthehet në teatër modern në Tiranë

Një teatër i ri i shtohet Tiranës, inagurimi i së cilit u bë në mbrëmjen e 2 Korrikut. Godina e re quhet Turbina, (ArTurbina). Dikur ka shërbyer si Laboratori Hidrologjik gjatë viteve të komunizmit, ku bëheshin teste për hidrocentralet.  Pas rënies së komunizmit kjo godinë degradoi duke u kthyer në një “kazan mbeturinash”, edhe pse ndodhej në zonën më të frekuentuar të qytetit, në rrugën që të çon në Parkun e Madh të Liqenit Artficial, pikërisht përballë gjimnazit Petro Nini Luarasi. 

Trubina teatri i ri ne Tirane

Qeveria e Ramës vendosi t’i jepte jetë kësaj ngrehine duke e bërë teatër modern në shërbim të artistëve dhe jetës kulturore në kryeqytet. Tirana është një qytet në rritje dhe si e tillë ka nevojë për të tilla hapësira dedikuar artit dhe kulturës. Numri i turistëve ka qenë në rritje dhe ata janë shumë të etur për të ndjekur eventet kulturore në Tiranë.

Trubina teatri i ri ne Tirane

Në ceremoninë e hapjes, Ministrja e Kulturës, Znj. Kumbaro u shpreh e lumtur për këtë projekt, duke thënë se asnjëherë më parë Kultura nuk ka qenë prioritet siç është tani. Asnjëherë çështjet kulturore nuk kanë hapur titujt e gazetave dhe nuk janë debatuar me pjesëmarrjen e publikut siç po ndodh së fundi. Kjo tregon për një vetëdije të dashurisë për artin, dhe trashëgiminë kulturore. Ajo tha se qeveria po i përgjigjet me një sërë projektesh këtij interesi publik, përmes rehabilitimit dhe rigjallërimit të mjaft institucioneve kulturore që ishin lënë në harresë. 

Trubina teatri i ri ne Tirane

Kryeministri Rama gjatë fjalimit të tij në ceremoni u shpreh se është fakt se  Tirana dhe gjithë Shqipëria po ndryshojnë. Para katër vitesh të gjitha godinat e institucioneve kulturore ishin në mjerim, muret po binin, trashëgimia po rrezikohej. Por vitet e fundit kjo qasje ka ndryshuar. Ai tha se gjithsej 571 monumente janë restauruar dhe rehabilituar në vitet e fundit gjatë qeverisjes së tij. 4 muzeume të rinj janë hapur së fundmi në Shqipëri. Puna vazhdon me një sërë projektesh për të ruajtur trashëgiminë kulturore në rrezik në vendin tonë.   

Rama premtoi se ka në plan projekte të tjera të mëdha që synojnë zhvillimin e jetës kulturore jo vetëm në Tiranë por në të gjithë vendin.

Trubina teatri i ri ne Tirane

Teatri i ri i Turbinës ka dy skena: një skenë më 400 vende dhe një tjetër me 150 vende. Godina e re është e pajisur me teknologjinë më të fundit për dhënien e shfaqjeve artistike. Në godinë gjenden hapësira edhe për ekspozita. Dje ishte e hapur edhe ekspozita e parë me punime të disa artistëve të rinj, ku ishin të shfaqura një koleksion “çantash” në formën e çajnikut dhe filxhanëve.

Tani na mbetet të shohim kalendarin e eventeve dhe shfaqjeve që do të mbahen në këtë teatër të ri. Të gjitha shfaqjet dhe eventet e tjera ne do t’i publikojmë në rubrikën tonë të eventeve, këtu.

Trubina teatri i ri ne Tirane

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort