Zëri i ngrohtë i AYO në një mbrëmje me shi

“Nënën e kam të bardhë, babain me ngjyrë, por unë jam 100 % si të dy. Jam njeri si ju”. Këto mesazhe dashurie për njerëzit dhe Zotin shoqëruan këngët e bukura të këngëtares së njohur në mbarë botën AYO. AYO është këngëtare 37 vjecare me origjinë nigeriane por e lindur në Gjermani.  Zëri i saj i ngrohtë dhe i magjishëm është unik dhe i pangatërrueshëm për ata që adhurojnë dhe ndjekin  trendet e muzikës botërore. Ajo këndon muzikë folk, soul dhe rege. Luan në piano dhe kitarë dhe shoqëron këngët e veta me këto instrumenta. Koncerti u zhvillua tek Amfiteatri dhe u organizua nga Living Rooms Events dhe APR Tirana. 

AYO koncert ne Tirane

Pavarësisht shiut të dendur, qindra vetë kishin mbushur shkallët e Amfiteatrit te liqeni për të ndjekur koncertin e saj. Kjo ishte hera e parë që AYO këndon në Shqipëri. Por shqiptarët i njohin këngët e saj, ku më popullorja ishte kënga: “Down on my knees”, një solo e lancuar në 2006 dhe e njohur në gjithë botën. Publiku këndoi bashkë me të, dhe duartrokiti gjithë kohës mesazhet e saj. AYO dha gjithashtu disa mesazhe për dashurinë dhe Zotin. Ajo fliste duke kënduar, diçka shumë e ngrohtë për të përshëndetur publikun shqiptar. Ajo madje foli disa fjalë shqip si psh: Si jeni Tirana? ... duke premtuar se kur të kthehet herën tjetër, patjetër do ketë mësuar dicka më shumë në gjuhën shqipe.

AYO koncert ne Tirane

Atmosfera e krijuar ishte shumë e ngrohtë dhe entuziaste, pavarësisht motit të keq. Vetëm pak orë para koncertit, Kryebashkiaku i Tiranës, z Veliaj i dhuroi asaj “Celesin e Tiranës”, një dhuratë simbolike që i jepet shumë personaliteteve që vizitojnë Tiranën.

Është kënaqësi të shohësh këngëtarë të mëdhenj botërore të performojnë në skenat shqiptare, duke sjellë këtu kulturën artin dhe muzikën e tyre. Publiku shqiptar është shumë i apasionuar pas muzikës, shumë mikpritës dhe i etur për të parë sa më shumë artistë të mëdhenj botëror në skenat tona.

AYO koncert ne Tirane

Albumet më të njohura të AYO janë: Joyful, Gravity at last, Billie-Eve, Ticket to the World dhe  ‘AYO’.

Për jetën e saj është bërë dhe një dokumentar televiziv. Ajo është dhe shumë active për të mbrojtur e promovuar të drejtën e fëmijëve për edukim në vendet e varfra si pjesë e disa fushatave të UNICEF.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort