Street Art dhe Mural Art në Tiranë

Tirana po zbukurohet nga arti mural që ka pushtuar dhe ka zbukuruar lagjet e vjetra të qytetit. Shumë prej jush mund t’i ketë parë disa grupe te rinjsh që lyejnë e pikturojnë pallatet e Tiranës dhe mund të jeni bërë kurioz për domethënien e artit që ata kanë krijuar. Shumica prej arteve murale janë realizuar nga artistë të huaj dhe shqiptarë gjatë Mural Art Fest 1 në 2018 dhe Mural Art Fest 2 në 2019. 

Tirana është bërë e njohur për ndërtesat e saj shumëngjyrëshe, për të cilat ne kemi krijuar një tur me ndërtesat më të bukura.  Lexo këtu!

Por tanimë, arti mural ka shpërthyer në Tiranë dhe janë një arsye më tepër për të vizituar Tiranën.

Këto murale kanë shndërruar godinat e pallatave duke tërhequr vëmendjen e të gjithë kalimtarëve, të cilët ndalojnë dhe bëjnë foto ndërkohë që mendojnë për mesazhin e tyre.

Këto “pika atraksioni” po i quajmë kështu, sepse në të vërtetë janë një ftesë për të gjithë që të vizitojnë edhe lagjet e Tiranës, jo vetëm qendren dhe atraksionet kryesore.

Visit Tirana ka fotografuar disa prej këtyre arteve murale si dhe artet e tjera të rrugës të bëra kohë më parë dhe i ka sjellë në këtë galeri fotosh.

Nëse doni t’i shihni këto arte murale, hapni këtë link për të parë vendodhjen e tyre.

Street Art Mural Art Tirane

Street Art Mural Art Tirane

Street Art Mural Art Tirane

Street Art Mural Art Tirane

Street Art Mural Art Tirane

Street Art Mural Art Tirane

Street Art Mural Art Tirane

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort