Sheshi Skënderbej, hapësira më e mirë publike në Europë

Tirana është me fat që ka një shesh gjigand, i cili tashmë merr dhe konfirmimin europian si hapësira më e mirë publike e vitit 2018. Ne si Visit Tirana kemi promovuar vazhdimisht Sheshin Skenderbej, që nga hapja e tij një vit më parë, duke sjellë thuajse cdo ditë foto nga qendra e Tiranës. Sheshi Skëndërbej është vendi më i fotografuar në Tiranë, fotot e të cilit dominojnë konkurset tona fotografike. 

Në 20 Qershor, në Barcelonë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve për hapësirat më të mira publike në Europë për vitin 2018, ku sheshi Skënderbej në Tiranë, u vlerësua me çmimin e parë.

Sheshi Skënderbej shpallet hapësira më e mirë publike në Europë

Në ndarjen e këtij çmimi ishte i pranishëm dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ndërsa çmimi për sheshin për sheshin “Skënderbej u dha nga një juri ndërkombëtare. Në konkurrim ishin 32 qytete europiane me 280 projekte, por  ishte sheshi  “Skënderbej” ai që rrëmbeu çmimin.

Skanderbeg square Tirana the best European public space

Sheshi Skënderbej është një hapësirë gjigande prej 28 000 metra katror të shtruar me pllaka nga të gjitha trevat e shqipërisë. Sheshi i shtruar me pllaka guri ka formën e një piramide te cekët, ku pika më e lartë ndodhet në mes me 1.80 metra lartësi.  Ideja  e kësaj është se: gjithesecili mund të qëndroj këtu dhe të ndihet i rëndësishëm, më i rëndësishëm se të tjerët. Pra, në mes të këtij sheshi janë qytetarët. Dhe të gjithë gurët që janë marrë nga të gjitha trevat shqiptare simbolizojnë bashkimin e të gjithë shqiptarëve.

Skanderbeg square Tirana the best European public space

Shqiptarët por edhe turistët e huaj mund të ecin rreth qendrës së qytetit qetësisht pa u shqetësuar nga zhurma e makinave, të vizitojnë Muzeun Historik Kombëtar, Xhaminë e Et’hem Beut, Monumentin e Skëndebeut dhe Bankën Kombëtare.

Sheshi ka më shumë se 100 shatërvane me ujë të ftohtë për ta mbajtur vendin të freskët gjatë verës. Sheshi Skënderbej, Teatri i Operas dhe Baletit, Muzeu Kombëtar dhe Banka Kombëtare rrethojnë sheshin e shtruar me gurë, ndërsa pas këtyre ndërtesave janë mbjellur pemë të marra nga të gjitha territoret e Shqipërisë. Parqe të vogla, stola, lule, platforma për të bërë foto dhe një altar për martesa këto të gjitha ndodhen në shesh. 32 metra katror janë mbjellë me pemë të ndryshme aromatike dhe 90 000 metra katror është pedonale, ndërsa parkingu nëntokësor ka hapësirë për 300 makina.

Për të lexuar historinë e ndërtimit të sheshit Skënderbej hapni linkun këtu.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort