Konkurs fotografie në mediat sociale #TiranaSummer2018

English here

VisitTirana organizon edicionin e shtatë të fotografisë në mediat sociale, #TiranaSummer2018. Ndani një moment të veçantë nga Tirana duke përdorur hashtag #TiranaSummer2018 dhe publikojeni në Instagram dhe Facebook duke shkruajtur dhe një tekst të shkurtër.

Pranohen foto nga 1 Qershor deri në 31 Gusht 2018.

Konkurs fotografie TiranaSummer2018

Çmimet

Me ndihmën e partnerëve tanë Sky Sports Albania, Restorant Era dhe Pishina Tagani, do t’u dhurojmë fitueseve çmime shpërblyes: një fluturim ‘paragliding’ nga mali i Dajtit; një drekë ose darkë në restorantin Era dhe një hyrje falas në pishinën Tagani.

Çmimi i parë

Fituesi i çmimit të parë do të ketë mundësinë e një fluturimi ‘paragliding’ të ofruar nga Sky Sports Albania, i pari aero-klub dhe lider në Shqipëri. Aeronautika Shqiptare ofron fluturime të tilla në Tiranë dhe Llogara.

Konkurs fotografie TiranaSummer2018

Çmimi i dytë

Fituesi i çmimit të dytë do të shijojë një drekë ose darkë në një nga restorantet më të mira dhe të njohura, në restorantin ERA.  Me një eksperiencë prej 19 vitesh, Era ia ka dal të qëndroj në krye për cilësinë e ushqimit dhe shërbimit.

TiranaSummer2018 photo contest

Çmimi i tretë

Fituesi i çmimit të 3-të do të përfitojë një hyrje çift falas në kompleksin e pishinave Tagan. Ky kompleks ofron qetësi, sport dhe argëtim për të gjitha moshat. Vendi i duhur për t’u larguar nga zhurma e qytetit.

The winner of the 3nd prize will have the opportunity for a free entry on Tagani Swimming Pool complex.  In this complex you can find relax, sport and entertainment for a different experience and out of city noises.

TiranaSummer2018 photo contest

Fituesit do të shpallen në muajin Shtator.

 Faleminderit dhe fat të gjithë konkurrentëve!

Rregullat dhe Kushtet

Rregullat dhe kushtet e mëposhtme zbatohen për të gjitha konkurset e fotografive, të organizuara nga VisitTirana dhe kompania Manderina Promotions.

Në konkurs marin pjesë të gjithë ata që postojnë foto nga Tirana dhe rrethinat e saj në çdo stinë të vitit. Foto shoqërohet me një përshkrim të shkurtër që shpjegon vendin ku është fotografuar si dhe emocione të fotografit. Teksti nuk duhet të jetë më i gjatë se 100 fjalë. Konkurset janë të gjitha free, pra pjesëmarrja është pa pagesë.

Rregullat e pjesëmarrjes

 

  1. Çdo individ si nga Shqipëria por dhe nga çdo vend i botës mund të marrë pjesë.
  2. Fotot duhet të prezantojnë gjithçka nga Tirana, si vende, monumente, objekte, natyrë, ndërtesa, tradita të ndryshme, personazhe etj. Ekipi i VisitTirana rezervon të drejtën për të përjashtuar fotot që kanë përmbajtje të turpshme, të dhunshme, seksiste ose raciste ose që shkelin çdo të drejtë themelore të njeriut. Fotografitë gjithashtu nuk duhet të cënojnë të drejtat e privatësisë së çdo personi, të gjallë ose të vdekur.
  3. Nuk ka kufizime për numrin e fotove që secili pjesëmarrës mund të postojë. Fotografia mund të bëhet me një telefon celular ose kamera ose ndonjë pajisje tjetër. Çdo shpenzim i kryer gjatë bërjes së fotos paguhet nga pjesëmarrësi.
  4. Pjesëmarrja në konkurs është shumë e thjeshtw. Mjaft të postoni foton me tekstin shoqërues në Facebook, në Instagram ose në Twitter, dhe duke shtuar hashtagun e konkursit të shpallur si: #TiranaSpring, #TiranaSummer, #TiranaAutumn #TiranaWinter duke i shtuar vitin nga pas hashtag, p.sh #TiranaSummer2018. Për t'u kualifikuar, postimet duhet të vendosen 'Publike' në mënyrë që ato të jenë të dukshme për t’u pare dhe ndarë nga ekipi i VisitTiranës.
  5. Fotot duhet të postohen në Facebook, Instagram ose Twitter, përpara afatit përfundimtar të shpallur. Postimet e publikuara pas afatit të caktuar nuk do të merren parasysh. Ekipi i VisitTirana nuk mban asnjë përgjegjësi për postimet jashtë afateve, dhe as për fotot që janë zhdukur, fshirv për shkak të problemeve të ndryshme në rrjet ose për ndonjë arsye tjetër.
  6. Fotot duhet t’i përkasin vetëm gjatë sezonit të shpallur. Fotot mund të editohen, t’u shtohen ngjyrat ose të aplikohen filtra, por nuk duhet të manipulohen në mënyrë digjitale në aspektin e përmbajtjes dhe kontekstit.
  7. Duke postuar fotot përmes Instagram, Facebook dhe Twitter, dhe duke përdorur hashtagun e caktuar nga VisitTirana, pjesëmarrësit pranojnë që këto foto mund të përdoren nga ekipi i VisitTirana në postime të ndryshme, gjithnjë duke vendour mbi foto ose në postim emrin e autorit. Pjesëmarrësit ruajnë të drejtën të përdorin fotot e tyre të postuara për konkurset e Visit Tirana, për çfarëdo qëllimi tjetër që ata dëshirojnë.
  8. Ekipi i VisitTirana nuk mban përgjegjësi për asnjë kërkesë ose ankesë ndaj shkeljes së të drejtave të autorit nëse pjesëmarrësi në konkurs ka postuar foto të dikujt tjetër. Përgjegjësia është plotësisht e personit që ka postuar te VisitTirana foton që pretendohet nga palët e treta. Personi gjithashtu duhet të dëmshpërblejë Visit Tiranën për dëmtim imazhi në rast se ka shkaktuar një problem të tillë.

Si zgjidhet fituesi

  1. Fotot më të mira do të zgjidhen në bazë të numrit të votave të marra në postimet, ripostimet, rindarjet, apo retweetet që janë bërë në kanalet e VisitTirana. Numri i votave është përcaktues vetëm në fazën e parë të përzgjedhjes së fotove. Më pas është ekskluziviteti i stafit të VisitTiranës që të shohë një sërë komponentësh tek fotot më të votuara, si: përmbajtja, aktiviteti i promovuar, kreativiteti, destinacioni, atraksioni, etj. Vendimi i ekipit të VisitTiranës do të jetë përfundimtar. Çdo përpjekje e një pjesëmarrësi për të ndikuar në rezultat ose për të prishur garën do të çojë në skualifikim të menjëhershëm.
  2. Në fillim shpallen 10 foto fituese dhe më pas tre fitues ekskluziv. Për 3 fituesit Visit Tirana jep shpërblime modeste të cilat shpallen në fillim të çdo konkursi. Fituesit shpallen deri dy javë pas përfundimit të afatit të konkursit. Nëse fituesi nuk mund të kontaktohet pas disa përpjekjeve, VisitTirana rezervon të drejtën për të zgjedhur një foto tjetër në radhë mes 10 më të mirave.
  3. Ekipi i VisitTiranës rezervon të drejtën për të modifikuar ose anuluar konkursin pa dhënë ndonjë arsye, në varësi të programeve të VisitTiranës.
  4. Fituesit do të jenë krejtësisht përgjegjës për çdo taksë ose pagesë që lidhet me tërheqjen e çmimit.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort