Visit Tirana shpalli mbrëmjen e së enjtes, në 13 Qershor, Çmimet e konkursit #TiranaSpring2018. Eventi i ceremonisë u organizua nga kompania Manderina Promotions produkt i të cilës është VisitTirana.
Në një ceremoni të këndshme te Reja me të ftuar pjesëmarrësit e konkursit, dhe dashamirës të fotografisë u ndanë 10 çmime per 10 fotot me te bukura.
Konkursi #TiranaSpring2018 u zhvillua për 3 muaj në rrjetet sociale, Instagram, Facebook dhe Twitter, por fotot më të shumta ishin nga Instagrami ku pjesëmarrësit përdorën hashtagun #TiranaSpring2018 në postimet e tyre me foto nga Tirana në pranverë.
Gjatë konkursit u mblodhën 1450 foto që tregonin pranverën në Tiranë. Fotot nga qyteti, liqeni, Dajti dhe fshatrat e Tiranës mbizotëronin në këtë konkurs. Pas një selektimi të kujdesshëm, u zgjodhën 10 foto finaliste.
Me mbështetjen e sponosorave të këtij konkursi u vlerësuan 3 fituesit kryesorë si më poshtë:
Çmimi i parë: Tauland Haxhi me foton e refleksionit në sheshin Skënderbej. Fituesi i çmimit të parë do të ketë mundësinë të udhëtojë falas me anë të teleferikut të Dajti Ekspres për të kaluar orë fantastike në parkun e Dajtit, ku të përfshira janë edhe dreka çift në restorantin Ballkoni i Dajtit dhe hyrja çift për në Parkun e Aventurave.
Çmimi i dytë: Pamela Gjuzi me foton e shpërthimit të lulëzimit në lagjen e Xhamllikut. Fituesi i çmimit të dytë do të shijojë një drekë ose darkë në një nga restorantet më të mira të gatimeve të detit në Tiranë, në restorantin Fish House, i cili ndodhet në Bulevardin Gjergj Fishta.
Çmimi i tretë: Edi Vata me foton nga bulevardi Dëshmorët e Kombit. Fituesi i çmimit të 3-të do të përfitojë një abonim prej 15 hyrjesh për dy persona Rock Tirana Climbing Center.
Fotoja me ylberin nga Tirana ishte fotoja me numrin më të madh të pëlqimeve në Instagram, foto e bërë nga Elvis Bregu.
Elvisi gjithashtu do përfitojë paketë falas nga Rock Climbing Tirana
Ndërsa autorët e 6 fotove të tjera, ndër 10 fotot më të bukura, u vlerësuan me certifikata mirënjohje. Ata janë: Edvin Rushitaj, Ad Bardhi, Xhonaldo Mukaj, Ardita Puma, Lisander Jella, Busra Çete.
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |