Mobike- biçikletat portokalli do t’ju lehtësojnë jetën në Tiranë

Vetëm një ditë më parë kryetari i Bashkisë Tiranë prezantoi ‘Mobike’, biçikletat smart që mund t’i përdorin qytetarët e Tiranës. Tirana bëhet qyteti i parë në Ballkan që sjell sistemin e biçikletave pa stacion “Smart Bike Share”, një mënyrë ekologjike dhe inovative për të lëvizur në qytet. Çdo qytetar që do të lëvizë me biçiklete mund ta përdorë atë, pasi ka shkarkuar aplikacionin “Mobike” ne telefonin e tij duke e bërë atë pjesë të pandashme të lëvizjes nëpër Tiranë duke  revolucionarizuar kulturën e të lëvizurit me biçikletë në qytet. 

Mobike, bicikletat portokalli ne Tirane

Në nisjen e pedalimit të 500 biçikletave të para në rrugët e kryeqytetit, ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përfaqësues të Mobike dhe përfaqësues të Ambasadës italiane dhe asaj kineze në vendin tonë.

Veliaj u shpreh optimist për këtë projekt i cili çon më tej ndërtimin e Tiranës në smart city dhe qytet të Europës moderne.  Kreu i Bashkisë deklaroi se biçikletat mobike ofrojnë një proces transparent pagese dhe mjaft të thjeshtë, duke i bërë të aksesueshme për gjithëkënd.

Aktivisti Ened Mato do të ndjekë ecurinë e sistemit “Bike Share” në Tiranë, tashmë si kryebashkiak i Biçikletave. Ai e cilësoi këtë ditë si historike për qytetin e Tiranës që do të ketë një ndikim pozitiv edhe në cilësinë e ajrit.

Mobike, bicikletat portokalli ne Tirane

Si t’i përdorni?

Për të përdorur biçikletat pa stacion duhet të shkarkoni aplikacionin “Mobike” në celularin tuaj. Regjistrohuni me numrin tuaj të telefonit dhe zgjidhni në hartë biçikletën më të afërt. Më pas, me anë të telefonit, bëni skanimin e “barcode” të biçikletës dhe nga ky moment mund ta përdorni atë në qytetin e Tiranës. Pasi përfundoni udhëtimin tuaj, mjafton ta mbyllni sërish atë me kyçin që ndodhet në rrotën e pasme dhe parkojeni në një vend të sigurt, që nuk pengon lëvizjen. Për 20 minuta në kryeqytet Mobike do të kushtojë 39 lekë. Për të kryer pagesën ju mund të zgjidhni shumën që dëshironi me anë të aplikacionit. Ndërkohë për studentët dhe për nxënësit, duke filluar nga muaji i ardhshëm do të ketë paketa të veçanta dhe pika të posaçme pranë shkollave apo zonave universitare.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort