Në Konak-një dasmë e vërtetë shqiptare

Në Konak, ishte një shfaqje fantastike e muzikës tonë popullore, e organizuar më 7 Qershor në mjediset e Muzeut Kombëtar. Një aktivitet ku u treguan vlerat më të mira të muzikës, kërcimeve dhe veshjeve popullore të të gjitha trevave të Shqipërisë.

Në Konak-një dasmë e vërtetë shqiptare

Koncerti u organizua nga Asambli Folklorik i Tiranës, pjesë e Teatrit Metropol. Atmosfera e krijuar ishte shumë e bukur. Që në fillim të ftuarit u mirëpriten nga vajza të veshura me veshje popullore dhe duke servirur nga një gotë raki të gjithëve.

Në Konak-një dasmë e vërtetë shqiptare

Kjo është një traditë për ta ftuar mikun brenda. Në fakt titulli ishte mjaft domethenës. Në Konak, është vendi ku shqiptarët presin mikun dhe e nderojnë. Mund të jetë një dhomë për miqtë ose dhe një qoshe e shtëpisë, në krye të së cilës ulet miku, për t’u nderuar. Dhe në fakt gjithë këngëtarët dhe kërcimtarët ishin ulur këmbëkryq në konak, me një gotë raki përpara.

Në Konak-një dasmë e vërtetë shqiptare

Shfaqja nisi me një urim nga drejtoresha e Teatrit Metropol, znj Jonida Beqo. Ajo me një gotë raki në dorë mirëpriti të ftuarit dhe i ftoi të shijojnë koncertin. I pranishëm ishte dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili përgëzoi pa masë kërcimtarët dhe këngëtarët e ansamblit për shfaqjen e mrekullueshme.

Në Konak-një dasmë e vërtetë shqiptare

Eventi nisi me kërcimet e mrekullueshmë të valltarëve të rinj të Ansamblit. Një kolazh me vallet më të njohura të Tiranës, dhe gjithë trevave  të tjera të vendit nga veriu në jug, pasuan me radhë duke krijuar një atmosferë dasme të vertetë. Pjesë e koncertit ishin dhe disa këngë të kënduara nga këngëtarët e Ansamblit dhe grupet polifonike.

Në Konak-një dasmë e vërtetë shqiptare

Iso polifonia shqiptare është një pjesë e trashëgimisë botërore të listuar në UNESCO. Është një mënyrë të kënduari pa instrument që këndohet në grup ku dy ose tre këndojnë dhe të tjerët mbajnë iso, që në jug është kryesisht me zanoren “eeee”. Ose kënga mund të këndohet në një gojë nga gjithë grupi në një mënyrë krejt unike për kombet e tjera.

Në Konak-një dasmë e vërtetë shqiptare

Fëmijët ishin gjithashtu pjesë e shfaqjes. Edhe ata të veshura me kostumet tradicionale kryesisht të Tiranës performuan vallet e njohura popullore. Nuk mund të mungonin vallet “Ra Faja nga fiku”, Shamia e beqarit, vallja e shpatave, napoloni etj. Në fund s’kish si ndodhte ndryshe. Vallja e kapur dorë për dore pogonishte mblodhi jo vetëm gjithë kërcimtarët por dhe publikun që u bashkua gjithë kënaqësi për të qenë pjesëmarrës në këtë dasëm të madhe.

Në Konak-një dasmë e vërtetë shqiptare

Mes të pranishmëve pamë dhe të huaj që kishin ardhur për ta ndjekur këtë koncert. Një cift amerikan ishte suprizuar nga ky koncert duke na thënë se ishin magjepsur nga energjia më të cilën kërcënin këta djem e vajza të reja, dhe mënyra unike e kërcimit që nuk e kishin parë askund tjetër.

Në Konak-një dasmë e vërtetë shqiptare

Ata na thanë se për eventin kishin mësuar rastësisht te Visit Tirana, dhe ne u kënaqëm teksa dëgjuam këtë. Do ishte mirë  që Ansambli i Valleve Popullore të performonte më shpesh, dhe në shesh, për një numër të madh njerëzish. Jo vetëm ne shqiptarët por dhe të huajt mahniten me këtë pjesë të mrekullueshmë të traditës tonë popullore.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort