Boom turistësh në Tiranë, 300 mijë vizitorë në 6 muajt e parë

Tirana është kthyer në destinacion e preferuar të turistëve nga vende të ndryshme. Vetëm në 6-mujorin e parë të vitit 2018, Tiranën e kanë vizituar 300 mijë turistë të huaj, që tashmë ndalojnë për një periudhë kohore më të madhe se vitet e kaluara.

Bashkia Tiranë ka bërë të ditur që numri i turistëve nga viti 2016 deri tani ka patur një rritje të konsiderushme gati dyfishuar. Numri i turistëve në 2016 ka qenë rreth 300-400 mijë gjithe vitin, ndërsa në 2017 pothuajse shkoi në 600 mijë e më shumë.

Por këtë vit turistët duket se po dyfishohen. Vetëm në 6-mujorin e parë kemi 300 mijë turistë. Znj Mirela Kocollari, drejtoreshë për Trashëgiminë Kulturore dhe Turizmin në Bashkinë Tiranë shpjegon se "Sheshi ‘Skënderbej’ është një nga pikënisjet e këtyre itinerareve ndjekur nga ‘Pazari i Ri’, si një pol i ri jo vetëm për vendasit, por edhe për të huaj.

Touristic boom in Tirana

Por çfarë vizitojnë më shumë në Tiranë?

Simbolet e së kaluarës janë ato që kanë tërhequr vëmendje e shumë turistëve të huaj. Bunk’Art dhe Muzeu i Gjetheve ka qenë në krye të listës për vizitat më të shumta, për shkak se regjimi komunist zgjon interes tek të huajt.

Vizitorët Europian janë ata që dominojnë në Tiranë, ndjekur nga ata aziatikë dhe kohët e fundit nga Australia e Largët. Interesante është se nëse më parë turisti vinte në Tiranë vetëm për një fundjavë, tanimë stastikat tregojnë një rritje në ditët e qëndrimit deri në 5 ditë.

Touristic boom in Tirana

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort