Rita Ora elektrizon publikun në Tiranë me vallen shqiptare

Rita Ora elektrizoi atmosferën në Tiranë me koncertin e saj të datës 3 qershor të zhvilluar në Sheshin Skënderbej. Rita Ora këndoi këngët e saj më të bukura, shumica e të cilave janë mjaft të njohura nga brezi i ri në Shqipëri dhe kudo në botë.

Qytetarët këndonin bashkë me të, duke tundur në ajër dritat e celularëve. Ishte e pamundur të shihje koncertin për qytetarët në rreshtat pas, pasi duart e ngritura lart nga të gjithë që filmonin, pengonin shikimin për mijëra e mijëra njerëz që ndodheshin në radhë deri te Pallati i Kulturës. Si rrallë herë shkallët e Pallatit të Kulturës ishin mbushur plot me njerëz dhe pse në distancë të largët nga skena.

RIta Ora Concert Tirana Albania

Momenti më kulminant i koncertit ishte kur Rita Ora performoi Vallen e Rrugovës së bashku me balerinët që e shoqëronin, ndërsa flamuri shqiptar valvitej në ekranin e madh pas saj. Është një valle shqiptare që ne e kërcejmë në cdo dasëm dhe të gjithë i dinë lëvizjet e saj. Kjo ishte hera e dytë kur Rita Ora këndon në Tiranë, në 6 vjet. Ajo këndoi në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në Sheshin Nënë Tereza.

RIta Ora Concert Tirana Albania

Rita Ora ka lindur në Kosovë. Ajo u rikthye aty për të kënduar në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës në shkurt të këtij viti.

Rita Ora është këngëtare britanike me famë botërore. Pas koncertit në Tiranë ajo vazhdon turin në Verona, Itali. Qershori nisi fuqishëm në Tiranë, me këngëtarin Ermal Meta, fituesi i Sanremos në Itali.

RIta Ora Concert Tirana Albania

Këngëtarë të tjerë pritet të performojnë në Tiranë gjatë verës. Shqiptarët janë një popull i ri që e duan muzikën dhe kërcimin dhe argëtohen me cdo lloj muzike. Këto koncerte i japin një gjallëri të jashtëzakonshme Tiranës dhe një shtim të numrit të turistëve.

RIta Ora Concert Tirana Albania

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort