Mijëra qytetarë ndoqën koncertin e magjishëm të Ermal Metës

Ashtu siç ju lajmëruam në artikullin tonë për rekomandimet e Qershorit, ky muaj nisi super me koncertin e Ermal Metës në skenën e madhe të sheshit “Skënderbej”, ku këndoi hitet e tij më të mira.

Ermal Meta koncerti ne Tirane

Fillimisht ishin Marsela Çibukaj, Vitmar Basha dhe Eugent Bushpepa që ndezën skenën dhe më pas radha ishte e fituesit të Sanremos, Ermal Meta, që solli një eksperiencë të paharrueshme për të gjithë. Duartrokitje dhe ovacione pafund e emocionuan këngëtarin e talentuar nga Shqipëria dhe i suprizuar për pritjen që i bëri Tirana, e shprehu falenderimin e tij edhe në faqen e tij në Facebook.

Ermal Meta koncerti ne Tirane

Kryeqyteti shqiptar do të jetë këtë verë stacioni i yjeve të muzikës botërore. Të dielën sheshi “Skënderbej” do të digjet sërish nga performanca e shumëpritur nga gjithë shqiptarët e këngëtares me famë botërore, Rita Ora.

Ermal Meta koncerti ne Tirane

Një tjetër emër i njohur që pritet të ngjitet në skenën e Sheshit “Skënderbej” do të jetë edhe ylli i muzikës Daddy Yankee, me hitet si “Danza Kuduro,” “Despacito,” “Gasolina,” “Limbo”.

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort