Hapet Teatri Veror i Tiranës, më i bukur se kurrë

Në mbrëmjen e 30 Majit u bë inagurimi i Teatrit Veror të Tiranës, i cili njihet ndryshe dhe si Amfiteatri i Tiranës dhe ndodhet në Parkun e Madh të Liqenit Artificial. Pas një punë të madhe në kohë rekord, Agjencia e Parqeve dhe Reakreacionit e Bashkisë Tiranë së bashku me bashkëpuntorë privatë e restauruan dhe i kthyen gjallërinë dhe atmosferë kësaj zone të “braktisur”.

The Tirana Amphitheatre is back

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ishte i lumtur dhe befasuar me rezultatin në kaq pak kohë.

Interesi për këtë ditë ishte i lartë pasi qindra qytetarë të Tiranës ishin mbledhur mbrëmë për të qenë pjesë e ingaurimit si dhe të shijonin spektaklin e dhuruar nga 400 artistë.

The Tirana Amphitheatre is back

Të pranishmit brenda dhe jashtë teatrit patën mundësi të ndiqnin për më shumë se dy orë tingujt e Olen Cesarit, pjesë muzikale, balet, simfoni, arie, uvertura si dhe pjesë nga repertori botëror dhe shqiptar. Nën dirigjimin e Noorman Widjaja, interpretoi Orkestra e RTSH, Fanfara Tirana, Kori i T.K.O.B & balerinë solistë nga Shkolla e Baletit.

The Tirana Amphitheatre is back

Një performancë fantastike nisi mbrëmjen në mënyrë të magjishme me himnin e flamurit të luajtur nga Banda e Forcave të Armatosura. Kryeqyteti ka tashmë një tjetër skenë, që do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të Parkut të Liqenit Artificial në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.

The Tirana Amphitheatre is back

Zona e Parkut të Madh është një nga më të frekuentuerat në qytet jo vetëm nga qytetarët e Tiranës por edhe nga vizitorët e huaj.

The Tirana Amphitheatre is back

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort