Çfarë të bëni në Qershor në Tiranë

Tirana është magjike në Qershor. Vera do të nisi me dy koncerte madhështore në sheshin Skënderbej. Këngëtari shqiptari Ermal Meta, i njohur në Itali, do të performojë në 1 Qershor, në sheshin Skënderbej, Tiranë. Koncerti do të jetë falas për të gjithë. Dy ditë më pas, në 3 Qershor, këngëtarja e famshme Rita Ora do të dhurojë një koncert në sheshin Skënderbej, për herë të dytë, pasi 6 vite më parë performojë në koncertin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Edhe këtë herë koncerti i Rita Orës do të jetë falas, ndaj një arsye më shumë për të mos munguar në këto dy koncerte të mëdha.

What to do in June in Tirana

Por, argëtimi në Tiranë nuk mbaron me kaq, sepse do të ketë aktivitete dhe koncerte për gjatë gjithë muajit. Për të gjitha aktivitetet që ndodhin në Tiranë ju mund të informohuni në rubrikën tonë te eventeve këtu.

Meqenëse vera ka filluar zyrtarisht, ne kemi disa sugjerime për ju që ta shijoni muajin Qershor sa më mirë. Parqet në Tiranë janë një mundësi e shkëlqyer për të kaluar orë të freskëta dhe shlodhëse me familjen apo miqtë tuaj, pse jo dhe duke shijuar akulloret më të mira në kryeqytet. Dy vendet më të frekuentuera janë liqeni i Tiranës në Parkun e Madh ku mund të bëni shëtitjet me varka në fundjavë dhe liqeni i Farkës. Nëse doni të kaloni fundjava në fshat, rrethinat e Tiranës ofrojnë një natyrë të paprekur dhe ku mund të shijoni gatimet e zonave të ndryshme. Pishinat janë një tjetër mundësi për argëtim dhe shlodhje dhe Tirana ka plotë të tilla brenda dhe në dalje të qytetit. Rekomandimet për pishinat dot’i publikojmë së shpejti. Nëse ju pëlqen deti dhe rëra mund të shkoni në Durrës për 25 minuta.

What to do in June in Tirana

Qershori është një nga muajt ku mund ta shijosh më së shumti Tiranën. Jo më kot dhe gjigandi i guidave për udhëtimet në botë, Lonely Planet ka sugjeruar Tiranën në 10 qytetet më të bukura Europiane që duhen vizituar në 2018. Ndaj nëse keni në plan të qëndroni një javë në Tiranë, ne mund t’ju ndihmojmë të organizoni pushimet tuaja në Tiranë apo edhe në qytetet e tjera pranë Tiranës që mund të vizitohen brenda ditës. Ne organizojmë ture të personalizuara në mënyrë që të merrni më të mirën nga Tirana dhe Shqipëria.

What to do in June in Tirana

Pasditet dhe mbrëmjet në Tiranë janë gjithmonë të ngjeshura me aktivitete kulturore. Në muzeumet dhe galeritë e kryeqytetit nuk mungojnë ekspozitat e artistëve shqiptarë dhe të huaj.

Vizitorët dhe turistët që vijnë për herë të parë në Tiranë, Shqipëri gjithmonë duan të provojnë restorantet më të mira ku shërbehet kuzhina tradicionale dhe ajo modern. Ju mund të na shkruani nëse doni sugjerime për këto restorante.

What to do in June in Tirana

Po këtë muaj ju mund të merrni pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të konkursit #TiranaSpring2018 të organizuar nga Visit Tirana. Ceremonia do të mbahet në ditët e para të muajit Qershor.

Qëndrim të mbarë këtë muaj në Tiranë!

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort