Historia e godinës së Teatrit të Kukullave

Për ata që nuk e dinë, ndërtesa  e parë e parlamentit shqiptar është pikërisht Teatri i Kukullave që kemi sot. Ndonëse ende e parestauruar,- shpresojmë të mos ketë tentativa për ta shembur,- kjo godinë mbart vlera të jashtëzakonshme historike.

Teatri i kukullave u dizenjua dhe nisi të ndërtohej nga austriakët dhe përfundoi në vitin 1925 nga shteti shqiptar. Ajo ka qenë selia e parlamentit të parë shqiptar në vitet 1925-1944. Disa foto të marra nga arkivi gjerman tregon dhe pamjen e kësaj salle. Portreti i Skenderbeut ishte në krye të sallës së seancave. Mure ishin të veshura me dizajn të bukur për kohën. Tryezat dhe karriget ishin modeste. Ngrohja ishte me sobë druri. Nga jashtë godina ishte madhështore dhe shumë e bukur për kohën. Ndërsa deputetët ishin ndër më të shkolluarit në atë kohë, mes të cilëve Gjergj Fishata e Fan Noli. Historianët thonë se ishte kënaqësi të dëgjoje argumentet e deputetëve në seancat plenare atë kohë.

The history after the building of Puppet TheaterNë vitin 1944 me ardhjen e komunistëve në pushtet, ndërtesa shërbeu si selia e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar. Më pas, gjatë viteve të para të regjimit komunist, ka shërbyer si Shtëpia e pionierëve sovjetikë, duke qenë në dispozicion të fëmijëve të specialistëve rusë.

The history after the building of Puppet Theater

Në vitet ‘ 50 u bë një vend dedikuar fëmijëve ashtu sic vazhdon të jetë dhe sot: Teatri Kombëtar për Fëmijë (Teatri i Kukullave).  Ky teatër sot ka 160 vende. Gjatë kohës së komunizmit ishte i vetmi teatër për fëmijë në Tiranë. Sot nuk është teatri i vetëm për fëmijë, por padiskutim ka shërbyer si një shkollë për gjithë teatrot për fëmijë jo vetëm në Tiranë. Gjithsej jep mbi 500 shfaqje me kukulla me tela, marioneta, maska, shfaqje me aktorë etj.  Në fundjavë salla mbushet plot dhe është e vështirë të gjesh bileta.

Është bukur që kjo godinë e vjetër vazhdon të jetë pjesë e mozaikut të qendrës së Tiranës. Ai mbart vlera historike dhe duhet të jetë pjesë e guidave të turistëve që vizitojnë Tiranën...

Kombinimi i modernes me historiken është vlera më e madhe që mund të ofrojë qyteti ynë.... Do ishte bukur që kjo ndërtesë të restaurohej dhe të kishte një muzeum të vogël në një nga sallat e tij, ku të tregohej gjithë historia e kësaj godine,përmes fotove dhe dokumenteve ku të pasqyrohen dhe ndryshimet e tij në vite...

The history after the building of Puppet Theater

Note: Ndalohet botimi i paautorizuar i këtij artikulli!

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort