Piramida e Tiranës është një objekt famëkeq i lidhur më të shkuarën. Por nuk do të jetë më kështu. Pikërisht sot u prezantua projekti përfundimtar se si do të transformohet Piramida, nga një objekt i kohës së komunizmit, në një qendër multifunksionale për të rinjtë.
Të pranishëm në prezantimin e projektit ishin kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Drejtori i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael D. Granoff si dhe arkitektë e urbanistë të ndryshëm, që janë marrë me projektimin e godinës ikonë të qytetit të Tiranës.
Ky është një projekt mjaft ambicioz dhe që i mungonte Tiranës dhe Piramida tani do të jetë akoma më e frekuentuar seç ishte më parë.
Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit. Risi e revitalizimit të qendrës qëndron në faktin se modeli TUMO është një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Të rinjve do t'u jepen mjetet dhe njohuritë që kanë nevojë për të arritur potencialin e tyre dhe ata do të jenë në gjendje të zhvillojnë aftësitë e tyre të të mësuarit për t’u përballur me sfidat e shekullit 21. Programi i të mësuarit TUMO përbëhet nga aktivitete të vetëmësimit, workshope dhe laboratorë në 14 programe të ndryshime nën mbikëqyrjen e ekspertëve më të mirë nga e gjithë bota.
Daytrips in Tirana |
---|
Cave of Pellumbas tour in Tirana |
Communist Architecture tour in Tirana |
Old Villas tour in Tirana |
Tirana - Dajti Mountain Cable Car |