Rivitalizimi i Piramidës

Piramida e Tiranës është një objekt famëkeq i lidhur më të shkuarën. Por nuk do të jetë më kështu. Pikërisht sot u prezantua projekti përfundimtar se si do të transformohet Piramida, nga një objekt i kohës së komunizmit, në një qendër multifunksionale për të rinjtë.

Të pranishëm në prezantimin e projektit ishin kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Drejtori i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael D. Granoff si dhe arkitektë e urbanistë të ndryshëm, që janë marrë me projektimin e godinës ikonë të qytetit të Tiranës.

Rijetezimi i Piramides se Tiranes

Ky është një projekt mjaft ambicioz dhe që i mungonte Tiranës dhe Piramida tani do të jetë akoma më e frekuentuar seç ishte më parë.

Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit. Risi e revitalizimit të qendrës qëndron në faktin se modeli TUMO është një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Të rinjve do t'u jepen mjetet dhe njohuritë që kanë nevojë për të arritur potencialin e tyre dhe ata do të jenë në gjendje të zhvillojnë aftësitë e tyre të të mësuarit për t’u përballur me sfidat e shekullit 21. Programi i të mësuarit TUMO përbëhet nga aktivitete të vetëmësimit, workshope dhe laboratorë në 14 programe të ndryshime nën mbikëqyrjen e ekspertëve më të mirë nga e gjithë bota.

Rijetezimi i Piramides se Tiranes

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort