Një ditë me ngjyra, në Tiranën shumëngjyrëshe

Për herë të parë u mbajt në Tiranë, Color Day Festival, një event i jashtëzakonshëm, kryesisht për të rinjtë, baza e të cilit janë ngjyrat dhe muzika. Eventi është i themeluar në Greqi, ndërkohë që për herë të parë disa organizata shqiptare blenë të drejtën për organizimin e këtij festivali në Shqipëri. Festivali nisi në 12 maj, në mesdite dhe vazhdoi deri në mesnatë. Për 12 orë performuan DJ të ndryshëm dhe këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare si: Elvana Gjata, Alban Skënderaj, Capital T, Majki, Lumi B etj.

Vecanërisht këngëtarja e dashur për shqiptarët Elvana Gjata krijoi një atmosferë të jashtëzakonsjme. Thuajse çdo këngë e Elganës u këndua nga të rinjtë e pranishëm. Pjesa më e bukur sigurisht ishte hedhja e ngjyrave. Njerëzit nuk pyesnin për fustanet delikate apo bluzat e bardha. Çdo veshje ishte shumëngjyrëshe. Me biletën mund të merrje një pako bojë falas, ndërkohë që të gjithë mund të blinin bojëra të ndryshme në pikat e posaçme në shesh. Sa hyje në sheshin Nënë Tereza, nuk mund ti shpetojë ndonjë boje në kokë, edhe sikur të doje të ishe thjesht vëzhgues. Kjo ishte pjesa më e bukur, që të gjithë e shijuan, kryesisht të rinj. Askush nuk ishte më i pastër, kur doli nga ky shesh. Nuk mund të njihje as miqtë e tu, aq shumë ishin transformuar nga miksimi i bojërave. Fatmirësisht këto boja mund të laheshin kollaj, ndaj askush nuk kishte më droje për t’i përdorur.

Festa ishte kryesisht argëtuese për të rinjtë, të cilët kishin ardhur grupe të mëdha shoqërie dhe që e shijuan eventin deri në fund. Është këndshëm të shohësh grumbullime dhe evente të tilla në Tiranën tonë shumëngjyrëshe.

Ju sjellim një foto galeri nga ky event

Një ditë me ngjyra, në Tiranën shumëngjyrëshe

Festivali Colour Day ne Tirane

Colour Day Festival in Tirana Albania

Colour Day Festival in Tirana Albania

Colour Day Festival in Tirana Albania

Alban Skenderaj Colour Day Festival in Tirana Albania

Elvana Gjata Colour Day FestivalTirana Albania

Buy Tirana Album

Buy Tirana Album online, visit Tirana
Daytrips in Tirana

Cave of Pellumbas tour in Tirana
Communist Architecture tour in Tirana
Old Villas tour in Tirana
Tirana - Dajti Mountain Cable Car
Editor's choice

gif_img

Hotel Colosseo Tirana Albania

Dajti ekspres

Theranda Hotel

Tropikal Resort